Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Mbyllen vendvotimet, BDI shpallë fitore në Pllasnicë kurse LSDM në Shtip

Shtip/Pllasnicë, 13 dhjetor – Janë mbyllur të gjitha 77 vendvotimet në Shtip dhe nëntë vendvotime në Pllasnicë, ku qytetarët e këtyre dy vendeve sot kanë votuar për zgjedhje të kryetarit të komunës.

Në komunën e Shtipit deri në ora 18:30 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 14.328 qytetarë, respektivisht 34,30 për qind, kurse Në komunën e Pllasnicës kanë votuar 1.959 qytetarë, gjegjësisht 39,54 për qind e votuesve.

Autoritet thonë se votimi u zhvillohet normalisht dhe pa pengesa, përveç parregullsve në vendvotimin 2276 në Shtip, ku dy qytetarë të moshuar pavarësisht se janë diagnostikuar me Cvoid-19 dhe kanë pasur vendim për izolim, kanë dalë për të votuar.

Banorët e Shtipit kanë pasur mundësinë të zgjedhin mes pesë kandidatëve, ndërsa banorët e Pllasnicës kanë zgjedhur mes dy kandidatëve.

Në këto dy komuna sot janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme lokale pasi ish-krerët e komunave kanë marrë detyra të reja në pushtetin ekzekutiv dhe ligjdhënës.

Krerët e komunave do të kenë mandat prej nëntë muajve, respektivisht deri në vjeshtë të vitit 2021 kur edhe pritet të mbahen zgjedhjet e rregullta lokale.

Në Komunën e Shtipit të drejtë vote kanë 41.777 persona, kurse në Komunën e Pllasnicës të drejtë vote kanë 4.954 persona.

Me këtë rast lideri i BDI Ali Ahmeti ka uruar kandidatin e tyre në komunën e Pllasnicës kurse LSDM ka shpallur fitoren e kandidatit të tyre në Shtip.

Postime të ngjashme

Gashi: Alternativa do të hynte në Qeveri, por pa BDI-në

R Zh

Musliu: Në Maqedoni nga viti 1990 gjithmonë diçka është tensionuese

T E

Pandemia rriti çmimin e barnave dhe shërbimeve mjekësore

T E

Heshtje në BDI për dorëheqjen e Mexhitit?

R Zh

Remzi Mehmedi: Tetë njësi zgjedhore siç është edhe ndarja e rajoneve zhvillimore

T E

Ulet numri i kurorzimeve për shkak të pandemisë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...