Me shfaqjen “Të bardhët” të Steven Leigh Moris, në regji të Besim Ugzmajli e me performancat e shkëlqyeshme të Edona Reshitaj e Qendrës Kulturore “Kaçaniku”, është përmbyllur edicioni i 14-të i Etno Fest.
Të pranishëm ishin shumë qytetarë nga Prishtina dhe e gjithë Kosova.
Festivali Etno Fest zgjati për nëntë netë me radhë, duke dhuruar emocion dhe energji të mirë përmes shfaqjeve teatrale, ekspozitave dhe muzikës.
Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, përmes një njoftimi ka falenderuar të gjithë ata që morën pjesë në këtë organizim.
“I lumtur që Kryeqyteti ka mbështetur Etno Fest, një festival që, për nëntë netë me radhë, na dha emocion e energji të mirë përmes shfaqjeve teatrale, ekspozitave dhe muzikës. Andaj falënderoj organizatorët në krye me Fadil Hysaj dhe artistët që pasuruan mbrëmjet e Kryeqytetit me kulturë të nivelit të lartë”, ka shkruar Rama.