Mbyllet misioni 6-mujor në Kosovë i 31 ushtarëve nga Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut në Shqipëri

nga D V

Një kontingjent i “KFOR 1”, i përbërë nga 31 ushtarë të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut në Shqipëri, pjesë e kompanisë bullgare në Batalionin Kinetik në RC-W Kosovë, ka përfunduar misionin gjashtëmujor në Kosovë.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur faktin se gjatë misionit, efektivët kanë përmbushur detyra të ndryshme, duke marrë pjesë në stërvitje me forcat aleate.

“Kontingjenti KFOR- 1 prej 31 efektivësh nga Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut, pjesë e kompanisë Bullgare në Batalionin Kinetik në RC-W Kosovë, përmbylli me sukses misionin 6-mujor në Kosovë. Gjatë misionit, efektivët përmbushën detyra të ndryshme si patrullime, QRF dhe Force Protection, dhe morën pjesë në stërvitje me forcat aleate, përfshirë ato bullgare, italiane dhe kroate”, thuhet në postimin në Ministrinë e Mbrojtjes në rrjetet sociale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More