Agjencia Zhurnal.mk

Mbyllet muzeu i gazetarisë në Uashington DC

Një nga muzetë më unikë në Uashington DC, i quajtur Newseum, u mbyll në prag të Vitit të Ri. Për 12 vjet ai ka shërbyer si një mjedis ndërveprimi, kushtuar gazetarisë si dhe inkurajimit të mesazhit që përcjell Amendamenti i Parë i Kushtetutës Amerikane.

“Mbi dhjetë milionë vetë e kanë vizituar Newseum-in gjatë gjithë periudhës kohore që ka qenë i hapur në Uashington DC. Gjysma e vizitorëve kanë qenë nxënës shkollash. Është diçka që na ka gëzuar pa masë kur i shihnim ata të ndërvepronin me gjëra të tilla si muri i Berlinit, të mësonin mbi Luftën e Ftohtë apo të shihnin galerinë tonë mbi 11 shtatorin “, tha për VOA-n Sonya Gavankar, drejtoreshë për Marrëdhëniet me Publikun, Newseum.

Pasi qëndroi i hapur për më shumë se 12 vjet, muzeu falimentoi. Ndërtesa që e strehoi atë gjatë gjithë kësaj periudhe i është shitur universitetit Johns Hopkins për 372.5 milionë dollarë. Mbyllja e Newseum-t vjen në një kohë të vështirë për gazetarinë tradicionale. Rreth 2 mijë gazeta amerikane janë mbyllur gjatë 15 viteve të fundit. Sipas sondazhe të Gallup-it më pak se gjysma e popullsisë amerikane i besojnë medias, një rënie e madhe nga më shumë se 70 për qind që llogaritej në vitet 1970. Megjithatë drejtuesit e Newseum-it shpresojnë ta vazhdojnë misionin me theksin tek profesioni i gazetarisë e të paturit të një shtypi të lirë, në një forum në internet.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...