Mbyllet një lokal në Gostivar, arrestohen pesë valltare

Gostivar, 3 tetor – Siç njoftojnë nga MPB, pronari i një objekti në Dobërdoll të Gostivarit dhe pesë valltare të huaja janë privuar nga liria pasi që është vërtetuar se në objekt nuk po respektohen masat dhe ka pasur keqpërdorimit të qëndrimit të shtet.

 

Sipas SPB Tetovë, dje nga ora 23:00 deri në ora 3:00, zyrtarët policorë në bashkëpunim me Inspektoratin e Tregut kanë kontrolluar objekt hotelerik, në pronësi të Z.B nga Dobërdolli.

Në lokalin që ndodhet në rrugën Gostivar – Tetetovë, është vërtetuar se në objekt nuk janë respektuar protokollet për punë dhe masat qeveritare kundër coronavirusit.

Pronari i objektit është privuar nga liria dhe ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal për mosveprim sipas udhëzimeve shëndertësore gjatë kohës së epidemisë.

Ai po ashtu është sjellur në mënyrë agresive drejt zyrtarëve policor dhe ka ofenduar.

Gjatë kontrollit, janë hasur edhe pesë shtetase të huaja, valltare, nga Shqipëria dhe Kosova të cilat kanë keqpërdorur qëndrimin në Maqedoni.

Related posts

Boçvarski: Rruga e shpejtë Gradsko-Prilep po ndërtohet me shpejtësi

Z H

Presidenti Pendarovski për vizitë zyrtare në Republikën helene

D V

Tregëtia me njerëz/ Në RMV dominon tregëtia për shfrytëzim seksual

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More