Gostivar, 28 shkurt – Nëpunësit policorë nga Stacioni policor i Gostivarit mbrëmë në orën 21:30 kanë kryer kontroll në një objekt hotelierik në fshatin Balindol, rajoni i Gostivarit, në pronësi të I.B. (49) nga fshati Balindol. Gjatë kontrollit, përveç pronarit, janë gjetur edhe tre persona të tjerë-mysafirë.
Siç kumti MPB-ja, objekti u mbyll nga Inspektorati shtetëror i tregut, ndërsa pronari u privua nga liria dhe u mbajt në Stacionin policor të Gostivarit. Pas dokumentimit të plotë tërastit, kundër I.B. do të ngritet aktakuzë sipas nenit 206 të Kodit Penal për “mosveprim në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë epidemisë”.