Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Mbyllet procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike

Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike në Shqipëri dhe tashmë në qendrat e votimit do të vijojë pjesa e numërimit, që parashikohet sipas rregullores pas 30 minuta nga fundi i votimit.

E vetmja kandidate që nuk ka votuar në selinë qendrore ka qenë Edith Harxhi, që ka preferuar degën numër 5 të PD-së.

Pjesëmarrja totale ende nuk ka ardhur, dhe të dhënat e fundit të orës 16:00 flasin për një numër votuesish në shkallë vendi me 33 mijë e 47 anëtarë, e barabartë me 44% të votuesve.

Pa nisur mirë procesi, zgjedhjet për drejtuesin e ri të Partisë Demokratike u shoqëruan me kontestime të 3 sfiduesve të Lulzim Bashës.

Kandidati Agron Shehaj ishte i pari që denoncoi pengimin dhe përjashtimin e vëzhguesve të tij jo vetëm në disa degë të Tiranës, por edhe në rrethe.

Por, kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në PD Jemin Gjana hodhi poshtë pretendimet teksa sqaroi arsyet e incidenteve me vëzhguesit.

“Arsyeja ka qenë krejt e qartë, ose nuk kanë pasur kartë anëtarësie, dhe nuk kanë qenë në listat e anëtarësisë së partisë, ose janë deleguar nga një degë në një degë tjetër”, tha ai.

Për parregullsi dhe garë të pabarabartë folën edhe kandidatët Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.

Lulzim Basha, i cili kërkon një mandat të tretë për të drejtuar Partinë e Demokratike sërish në opozitë nuk pajtohet me akuzat e rivalëve.

“Këto janë vlerat tona, të demokracisë, të shprehjes së lirë, të konkurrencës dhe debatit. Me këto vlera e kemi nisur betejën për ndryshim për Shqipërinë e shqiptarët, me këto vlera do ta çojmë deri në rrëzimin e regjimit Rama Doshi”, u shpreh ai.

Postime të ngjashme

Varianti Delta, rrezikshmëria, kulmi i virusit dhe masat; Flet zv.ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini

D V

Ministria e Arsimit publikon datat e sezonit të vjeshtës, ja kur mund të rijapin provimet nxënësit mbetës

D V

“Gati për Shqipërinë”, Rama: Eksplorojmë së bashku mundësitë e formave të bashkëpunimit me të interesuarit

D V

Raporti i DASH për klimën e biznesit, PD: Shqipëria ka qeverinë më të korruptuar në Europë, ditë e mirë që SPAK të hetojë…

D V

Tërmet i fortë në Shqipëri

D V

Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, rriten rastet e reja në 24 orët e fundit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...