Mbyllet vendkalimi kufitar Bogorodicë për shkak të zjarrit nga ana greke, ndërmerren masa për shuarjen e zjarrit

nga D V

Gjevgjeli, 17 korrik – Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se për shkak të zjarrit që shpërtheu në anën greke, aktualisht është në ndërprerje komunikacioni përmes vendkalimit kufitar Bogorodicë. Ndërmerren masa intensive për shuarjen e zjarrit dhe pas shuarjes së tij, sërish do të mundësohet kalimi përmes vendkalimit kufitar.

Nga policia apelojnë te qytetarët të mos shkojnë drejt vendkalimit kufitar derisa nuk raportohet se zjarri është shuar dhe komunikacioni të normalizohet.

Sipas burimeve të MIA-s nga Gjevgjelia, zjarri shpërtheu para orës 12 digjet deri në vendkalimin kufitar në dalje të Greqisë.

Në kamerat e ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore mund të vërehet se ka vetëm tre kolona automjetesh të cilat presin në dalje nga shteti dhe nuk lëvizin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More