Shkup, 11 korrik – Shumica e re në Kuvend filloi betejën kundër lojërave të fatit. Fillimisht, deputetët e VLEN, në koordinim me deputetët e VMRO-DPMNE-së, kërkojnë të bëhet interpretim autentik i ligjit aktual me të cilën gjë synojnë të tregojnë se hapja e tre kompanive të reja për lojëra të fatit disa muaj më parë, ka qenë veprim ilegal. Deputeti Halil Snopçe thotë se synimi tjetër është të nxirren para përgjegjësisë ata që kanë marrë këtë vendim dhe me një ligj të ri, të mbyllet një numër i konsiderueshëm i këtyre bizneseve.
“Ekipi ynë i juristëve është i bindur që vendimi për themelimin e tre kompanive të reja për organizimin e lojërave të fatit në internet është plotësisht pa bazë ligjore prandaj presim që qeveria ta mbështesë këtë siguri ligjore duke dhënë mendimin e duhur nga ku Komisioni juridik ligjvënës do të zbërthejë në një interpretim autentik që do të mundësojë mbylljen e lojërave të fatit në internet, edhe atë, menjëherë. Pika tjetër e planit për ballafaqimin me pasojat e dëmshme të lojërave të fatit është fillimi i procedurave të duhura gjyqësore për të vërtetuar keqpërdorimet e detyrave zyrtare dhe autorizimet e të gjitha autoriteteve të cilët kanë marrë pjesë në miratimin e vendimeve të kundërligjshme lidhur me organizimin e llojeve të ndryshme të lojërave të fatit. Në fund, duke pasur parasysh faktin se kemi krijuar një grup pune, presim që qeveria t’i propozojë Kuvendit një ligj të ri për lojërat e fatit dhe lojërat e argëtuese i cili do të përmbajë një sërë dispozitash me të cilat jemi të sigurt se numri i objekteve të lojërave të fatit do të ulet brenda një periudhe të arsyeshme kohore, minimalisht në gjysmë”, tha Halil Snopçe, deputet i VLEN-it.
Lojërat e fatit në vitin 2023 realizuan qarkullim 800 milionë euro
Tendenca nuk është të mbyllen të gjitha kazinot dhe lojërat e fati, sepse një gjë e tillë është realisht e pamundur, kur deri tani kemi pasur “zhvilllim marrramendës të këtij biznesi, stimuluar edhe nga politikat qeveritare, shkruan Zhurnal. Por gjithsesi do të mjaftonte ulja e 70 për qind e tyre. Nëse arrihet ky qëllim, qytetarëve të Maqedonisë së Veriut do u kursehen deri në 500 milionë eurove. Ku bazohet kjo përllogaritje? Përllogaritjen që e kemi bërë, e bazojmë në të dhënat për qarkullimin që kanë realizuar kazinot dhe bastoret gjatë vitit 2023.
Këto të dhëna janë edhe më alarmante se në vitin paraprak, duke u rritur nga më pak se 700 milionë (viti 2022), në gati 800 milionë euro (2023). Nëse ulet për 70 për qind biznesi i kazinove, qytetarët do të kursejnë rreth 550 milionë euro. Ta zëmë se 50 ilionë euro do të shkojnë nga kazinot dhe bastoret e mbyllura, tek ato që do të “mbijetojnë”, atëherë arrijmë te shifra 500 milionë. Mos të jetë 500 milionë, le të jetë 400, ose 300 milionë. Janë shifra serioze që do të kursenin qytetarët, në kohën kur përballen me kriza të njëpasnjëshme ekonomike. Jnë shifra që një pjesë do të mund të investohej në rehabilitimin e varësisë nga lojërat e fatit, si një sëmundje moderne, e cila zakonisht shoqërohet edhe me shumë dukuri tjera negative, si alkoolizmi, narkomania , vjedhja , prostitucioni, etj.
Nëse vazhdon kjo tempo pa u ndalur, atëherë deri në fund të vitit 2024, qarkullimi që realizojën lojërat e fatit do t’i afrohet shifrës 1 miliardë euro.
Vitin e kaluar në RMV ka pasur 58 subjekte juridike të cilat janë marrë me lojëra të fatit, apo bixhoz, kurse kanë realizuar të hyra prej 48.778.104.541 denarë apo rreth 800 milionë euro.
Aq para do të thotë kanë lënë qytetarët e Maqedonisë së Veriut për lojëra të fatit. Kjo veprimtari kompanive të Maqedonisë së Veriut iu solli fitim prej 70.4 milionë euro.
Edhe pse shpesh herë mendohet të ndalohet kjo veprimtari, në analizë thuhet se ky lloj biznesi zgjerohet në vazhdimësi.
Në analizë thuhet gjithashtu se në veprimtarinë e kazinove dhe bastoreve janë regjistruar: 58 kompani, prej të cilave aktive për momentin janë 46, aktive pjesërisht janë 7, të sapoformuara 5.
Larje parash, hyrje e kapitalit rus!
Numri i përgjithshëm i të punësuarve në këtë industri është 7.745, ndlrsa paga mesatare në 33.383 denarë ose rreth 550 euro.
Më tej në analizë thuhet se kompanitë që merren me bastore dhe me lojëra të fatit, kanë thuajse 7.745 të punësuar dhe janë plotësues serioz i kasafortës së shtetit, si me të ardhura po ashtu edhe me tatime.
POr parashtrohet pyetja se çfarë dobie kemi prej kazinove, kur shifrat që harxhojnë qytetarët janë gati pesëfish më të larta, se rrogat që u jepen të punësuarëve dhe mjetet që hyjnë në buxhet nga ky sektor.
Pastaj, ky biznes ka edhe anën tjetër të “medaljes”, për shkak të dyshimeve të shumta për “larje” parash.
Dyshimet për “Larje-shpërlarje” bazohen në faktin se edhe përkundër qarkullimit marramendës, profitete këtyre kompanve janë jashtëzakonisht të ulëta . Për shembull, në vitin 2022, 3 kompanitë me të hyra më të larta, Pro-Beting DOO (146,130,304 euro), Sport Life Treid DOO (82,286,864 euro) dhe Kazinos Austria DOO (81,326,025 euro), kanë paraqitur që kanë realizuar më pak se 1% profit nga të hyrat e përgjithshme. Kjo shkallë e profitit nuk është e përafërt as me Lotarinë shtetërore por as me profitin e kompanive të ngjashme në Europë. Prandaj shumë ekspertë me të drejtë kanë ngritur dyshimet për mundësinë e evazionit fiskal por edhe të shpëlarjesh së parave, dhe njëkohësisht rekomandojnë kontrolle të shtuara nga institucionet shtetërore ndaj këtyre kompanive.
Për këtë arsye, zëvendës kryeministri i parë i Qeverisë, Izet Mexhiti, në një intervistë për Zhurnal në fillim të këtij viti, biznesin e kazinove madje e pat përmendur edhe si rrezik për sigurinë e vendit, për shkak të dyshimeve për hyrje të parave nga Serbia e Rusia në këtë sektor.
“Fatkeqësisht, ajo që shofim është rritje e kapitalit për kazino dhe për kredi të shpejta, në kompani që janë në pronësi të Serbisë dhe Rusisë, që është kontradiktore sepse nuk mundesh që njëkohësisht të jesh NATO dhe të bashkëpunosh me armiqtë më të mëdhenj të saj. Kjo do të ndryshojë pas zgjedhjeve të majit, kur do të bëjmë revizion të të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara nga kjo kazino-qeveri”, pat deklaruar Mexhiti./Zhurnal