Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Mbyllja është akti i vetëm që vë në kontroll virusin, zgjidhni tani!”/ Braçe paralajmëron për një mbyllje të dytë të Shqipërisë

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, zv/kryeministri Erion Braçe ka bërë thirrje për ndërgjegjësim, pasi në të kundërt Shqipëria do të shkojë drejt një mbyllje të dytë. Braçe shkruan se nëse infektimet vazhdojnë me ritme të tilla dhe qytetarët nuk ndërgjegjësohen, do të merren masa.

Më tej ai i kërkon të rinjve të heqin dorë përkohësisht nga  baret, restorantet, dhe nga takimet me shumë njerëz, pasi në të kundërt izolimi mbetet zgjidhja e vetme për frenimin e Covid.

Postimi i plotë:

MIREMENGJES! SIC E SHIHNI, TIRANA DHE DISA PREJ QYTETEVE TE MEDHA, JANE TANI VATRAT DHE PERHAPESET ME TE MEDHA TE VIRUSIT! Dua ta përsëris : NUK JU INFEKTON QEVERIA, AS POLICIA SECILIN PREJ JUSH!

Ju, ne si qytetarë, po infektojmë njeri tjetrin; Familjarët-gjyshërit, prindërit, secilin ndër pjesëtarët e tjerë, miqtë e shokët, komunitetin ku jetojmë. Kur do e pranojmë, edhe sa kohë do harxhojmë për të pranuar se, VIRUSI PERHAPET NGA SECILI PREJ NESH, JETON MES NESH DHE PREJ NESH?!

Për cilindo që vijon të bej idiotin, shpërfillësin, duhet ta bëjmë ne të qartë: VIRUSIN NUK NDALET VETE, AS SE DO LYLZIM BASHA, AS SE DO ILIR META APO SHOKET E TYRE!

Joooo! Virusin e ndalim ne, me një maskë, me distancë fizike, me higjiene, me kufizim të kontakteve! Duhet të jetojmë kështu; Ndryshe, MBYLLJA ESHTE AKTI QE VE NEN KONTROLL VIRUSIN! Edhe sa kohë të harxhojmë për të zgjedhur?

Koha në këtë betejë është jetike; Lerë për dy jave jetën tek kafeneja, restoranti, klubi, hotelet kudo në Tiranë, Vlorë, Korçë, Gjirokastër, Shëngjin, Durrës, Shkodër etj. NUK TE HEQ ASGJE NGA CILESIA E JETES KJO! VIRUSI ESHTE AI QE TE NDRYSHON JETEN EDHE PERTEJ DY JAVEVE, SHENDETIN, EKONOMINE, TE ARDHURAT! Zgjidh tani!

Postime të ngjashme

Rama poston videon e veçantë nga karnavalet e Korçës

Bekim Laçi

Shembja e Teatrit, nis seanca e tretë në “Kushtetuese”

Bekim Laçi

Ndërtimet e paligjshme në bregdet/ Disa të arrestuar dhe të shpallur në kërkim në Himarë

Bekim Laçi

Eksportet drejt Maqedonisë së Veriut, rritje me mbi 700 milionë lekë

Bekim Laçi

Vaksinimi, 42,781 vaksinime deri tani për arsimtarët, mbi 25 mijë me dy doza

Bekim Laçi

Një i vdekur dhe 8 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...