McDonald’s e kishte pushuar tri herë nga puna Pharrell Williamsin

nga Xh M

Artisti i mirënjohur, drejtori kreativ i linjë së veshjeve të meshkujve të gjigandit francez, Louis Vuitton, Pharrell Williams, ka treguar se ishte pushuar nga puna tri herë nga McDonald’si.

“McDonald’s ishte puna ime e parë dhe e fundit. Më kanë pushuar nga puna tri herë. Po haja ‘chicken nuggets’”, ka thënë Williams për radio BBC.

Ai ta treguar tutje arsyet se përse ishte pushuar.

“Dy herët e para ishte vetëm sepse isha përtac. Herën e tretë më thanë: ‘Çfarë po bën? Vetëm po ulesh e po ha ‘chicken nuggets?’’’, ka treguar ylli.

Williams së fundmi ka treguar se arriti të kuptojë se e ka talentin e duhur për t’u bërë pjesë e punës ku kërkohet kreativiteti, pasi ka punuar në industrinë e muzikës që në moshë të re.

“Gjithkush lind me kreativitet, por dikush e ka të shprehur, dikush e ka vetëm talentin. Dikush është kreativ por nuk mund të kyçet askund për ta shprehur talentin. E dikush mund të mos e ketë talentin domosdoshmërish. Nuk e di unë e pata njëfarë parandjenje. Për vite të tëra kam konsideruar veten përtac, por thjesht nuk isha i inspiruar”, pati thënë Williams për revistën britanike HELLO!.

Ai ka shpjeguar se kur ndihet i motivuar është i pari që do të shkojë në zyrë të hënën herët në mëngjes e i fundit që do ta lërë zyrën të premten vonë.

“Jam bekuar herët në jetën time. Jam lidhur me punën që dua”, ka thënë tutje disenjatori.
Muzikanti, jeta e të cilit u shfaq nëpërmjet kubeve të Legos në dokumentarin “Piece by Piece”, tha se u bind për ta krijuar këtë projekt vetëm sepse pati këtë koncept.

“Bëj gjëra për të cilat jam kurioz e entuziast dhe dokumentari për mua nuk është interesant, prandaj në fillim thash ‘jo’. Por pastaj agjenti im këmbëngulës më tha se do të mund ta bëja në çfarëdo mënyre që dëshiroja. Kur thash se dua ta bëj me krijuesin më të mirë të dokumentarëve, Morgan Neville e ai ta tregonte historinë ashtu siç donte, por përmes Legove, agjenti im tha ‘jo, jo, jo’, por pastaj të gjithë thanë ‘po’. Ky projekt është përfaqësim i shumë pohimeve dhe asaj se si mund të duke ‘e pamundura’. Edhe nëse je 8 vjeç apo 80 kurrë nuk është vonë ta ndërtosh ëndrrën pjesë për pjesë”, ka thënë Williams.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More