Agjencia Zhurnal.mk

McGregor, pasi e përgjaki Cerronen: “Do të rikthehem kampion bote”

Vetëm 40 sekonda i kanë mjaftuar Conor McGregor për të mposhtur Donald “Cowboy” Cerrone në eventin UFC0-246, zhvilluar mëngjesin e sotëm në Las Vegas, sfidë e vlefshme për peshën “welterweight” (pesha 71-77kg).

Një rikthim triumfues i irlandezit, që befasoi të gjithë me startin që i bëri kësaj sfide, përfshi edhe rivalin e tij, që u dorëzua shumë shpejt.

Që në momentin që nisi dueli McGregor godet Cerrone me shpatull në fytyrë, duke bërë që “kaubojsi” amerikan të gjakoset.

Kjo i jep zemër irlandezit të vijojë sulmet dhe brenda pak sekondash Cerrone është në tapet, duke u goditur nga grushtet e McGregor, deri në momentin që gjyqtari vendos të ndalë sfidën.

Cerrone nuk e priste këtë start të furishëm të irlandezit, që dukej në formë të jashtëzakonshme dhe e meritoi fitoren.

Ai tha se suksesi erdhi falë punës së palodhshme për muaj të tërë.

“Kam punuar fort për këtë sfidë. Më pëlqen ky Divizion, ndihem komod. Do t’i marr të gjithë me radhë dhe do të rikthehem kampion bote”, tha McGregor pas duelit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...