Maqedoni TOP LAJM

Më 13 tetor, aktgjykimi për rastin Ruskoskës kundër VMRO-DPMNE-së

Zhurnal Ads

Shkup, 5 tetor, zhurnal.mk – Në Gjykatën Themelore Shkup 2, sot u prezentuan dëshmi materiale në rastin e Vilma Ruskoskës, kundër VMRO-DPMNE-së. Gjykimi filloi me nxjerrjen e videomaterialeve nga fushata zgjedhore e VMRO-DPMNE-së me titull “Tregimi kriminal”.

Përmbajtja e kësaj dëshmie është propozuar nga paditësja Vilma Ruskoska (shefe e Prokurorisë për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit) siç theksoi gjykata janë përdorur fjalët “e kam parandjenjën se Vilma do të të thërrasë që të zgjedhësh se pse do të të shtrojë aktakuzë”.

Derisa në tv spotin “Shtabi i gënjeshtrave”, siç kumtoi gjykatësi është bërë përdorimi i figurës së Vilma Ruskoskës, në kontekst të një votuesi, i cili kërkon gjyqësi të pastër dhe funksionale, gjegjësisht gjoja aktivisti i LSDM-së, i ofron dy figura të sistemit gjyqësor të RM-së, duke i mbajtur dy pano në të cilin janë shtypur figurat e gjykatësit të Gjykatës Penale dhe prokurores Vilma Ruskoska, duke u drejtuar me fjalët: “E çfarë nëse t’i jap ato?”.

Dëshmi verbale (dëshmitarë) në këtë rast nuk janë propozuar nga paditësi.

Fjalët përfundimtare dhe publikimi i aktgjykimit për rastin Ruskoska kundër VMRO-DPMNE-së, do të prezentohen më 13 tetor. Në afat prej pesë ditësh në formë të shkruar duhet t’i dorëzojnë fjalët përfundimtare.

Postime të ngjashme

Xhaferi në takim me ambasadoren gjermane: Vendi si anëtare e NATO-s vazhdon me përmbushjen e obligimeve

XH,I

Qeveria, do të “mbytë” qytetarët si nga xhepi ashtu dhe nga ajri!

XH,I

Presidenti kërkon të shfuqizohet pozita e zëvendës ministrit

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...