Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Më 2 mars vazhdon gjykimi për “27 prillin”

Shkup, 24 shkurt – Gjykimi për organizatorët e ndodhive të 27 prillit 2017 vazhdon më 2 mars, pasi në seancën e sotme janë dëgjuar më shumë dëshmitarë të propozuar nga mbrojtja e Mile Janakieskit.

Më shumë dëshmitarë të dëgjuar në seancën e sotme, kanë thënë se edhe pse kanë qenë anëtarë në grupe të llojllojshme në uiber, në asnjërën nuk është biseduar rreth protestave “Për Maqedoni të përbashkët” para Kuvendit si dhe nuk ka pasur asnjë komunikim të ndërlidhur me protestat me Mile Janakieskin dhe Spiro Ristoskin.

Janë dëgjuar edhe më shumë anëtarë të atëhershëm të organeve të ndryshme lokale dhe komunale të VMRO-DPMNE-së të cilët kanë thënë se partia nuk ka sjell asnjë vendim lidhur me protestat “Për Maqedoni të përbashkët” si dhe nuk janë kontaktuar nga Mile Janakieski as edhe nga Spiro Ristovski lidhur me protestat para Kuvendit më 27 prill 2017.

Në pjesën e parë dëshmi ka dhënë Oliver Derkovski i cili tha se në periudhën e vitit 2016-2017, ai nuk kishte funksion partiak dhe ishte vetëm anëtar i Komitetit Qendror të VMRO-DPMNE-së.

Ai tha se, megjithëse ishte anëtar i disa grupeve në uiber, ai nuk ishte anëtar i ndonjë grupi të tillë lidhur me ngjarjet para Kuvendit dhe se nuk kishte asnjë komunikim në lidhje me protestat e “Për Maqedoni të përbashkët” me Mile Janakieskin dhe Spiro Ristovskin.

Dëshmitari Vlladimir Nellovski ishte i pari që u dëgjua sot i cili tha se më 27 prill të vitit 2017, pasi mbaroi orarin e punës me Dime Spasovin dhe Vlladimir Stojkovskin, ai ishte në restorantin “Baba Cana” dhe pasi pa se çfarë po ndodhte rreth orës 19 pasdite, ata u drejtuan për në Kuvend, ku qëndruan deri në orën 21.

“Meqenëse kishim njoftim për seancë të Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, ndërsa unë isha anëtar në atë kohë, u drejtova për në selinë në katin e 8-të. Kishte më shumë njerëz të pranishëm. Atje takova Spiro Ristovskin, Mile Janakieskin, Zoran Stavrevskin dhe disa zyrtarë të atëhershëm të partisë”, tha Nellovski.

Seanca e Komitetit Ekzekutiv filloi pak pas mesnatës.

“Konkludimi i seancës ishte që dhuna duhet të dënohet dhe se humbësi më i madh nga ngjarjet është partia VMRO-DPMNE. Seanca zgjati deri në orët e para të mëngjesit dhe pas kësaj u deklarua edhe kryetari i atëhershëm i partisë, Nikolla Gruevski. Pastaj shkova në shtëpi”, deklaroi dëshmitari.

Edhe gjashtë dëshmitarë të tjerë do të dëgjohen në seancën e sotme.

Rasti është në procedurë dëshmuese dhe udhëhiqet nga gjykatësi Ilija Tërpkov, ndërsa përfaqësuese e akuzës është Ivana Trajçeva.

Të akuzuarit në këtë lëndë janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe Arsimit, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.

Ata akuzohen për kryerjen e veprës penale “kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues dhe të sigurisë”. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Najçevska: BE të zgjidhë problemin midis Bullgarisë dhe Maqedonisë

R Zh

Zgjerohet hetimi për Rashkovskin

R Zh

Zgjerimi/ Komisioneri Varhelyi: Ecim përpara me Shqipërinë, e veçojmë nga Maqedonia e Veriut

R Zh

UT dhe Universiteti Iowa nga SHBA-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi

R Zh

Komuna Çair përfundon dezinfektimi i 25 xhamive

R Zh

Lazim Destani bën gjestin e madh në kohë pandemie

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...