Agjencia Zhurnal.mk.

Me 200.000 euro është pajisur laboratori për siguri të ushqimit në Universitetin e Tetovës

Tetovë, 14 tetor – Instrumente për detektim automatik të baktereve patogjene në mostra të ushqimit dhe hapësirës, numëruesi i qelizave somatike në mostra të qumështit të papërpunuar, aparat për përcaktimin cilësor dhe sasior të mikotoksinave, janë vetëm një pjesë e pajisjes së re të cilën Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave sot ia dorëzoi Fakultetit të Industrisë Ushqimore dhe Ushqimit pranë Universitetit të Tetovës.

Pajisja për analizën laboratorike të cilësisë dhe sigurisë së ushqimit është siguruar me mjete të Programit të sivjetmë për zhvillim rural.

Siç tha ministri i Bujqësisë, Arianit Hoxha, me këtë investim përmbushen standardet evropiane në sistemet për kontroll të cilësisë, shëndetit dhe sigurisë së ushqimit.

“Bujqit e Tetovës tashmë nuk do t’i dërgojnë mostrat për testim të cilësisë së ushqimit në Shkup. Së shpejti ato do të bëhen këtu, në laboratorin për siguri të ushqimit në Universitetin e Tetovës. Nga Programi për zhvillim rural, Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe Ushqimit fitoi 200.000 euro, me çka u pajis laboratori ekzistues dhe u rritën kapacitetet për kontroll të produkteve ushqimore”, deklaroi Hoxha.

Për Universitetin kjo pajisje nënkupton shumë sepse do të mundësojë që të rritet kapaciteti hetues.

“Janë furnizuar instrumente të reja për detektim automatik të baktereve patogjene në mostra të ushqimit dhe hapësirës, numërues të qelizave somatike në mostra nga qumështi i papërpunuar, aparat për përcaktim cilësor dhe sasior i mikotoksionave, si dhe pajisje demonstruese për studentët e shkencave bujqësore. Deri më tani bujqit nga rajoni i Pollogut mostrat e tyre duhej t’i dërgonin në analiza laboratorike në Shkup, por së shpejti këtë do ta bëjnë në këtë laborator i cili duhet të kalojë procesi i akreditimit, me çka do të sigurohen metoda të standardizuara për analizë sipas standardit për menaxhim me cilësinë”, tha prorektori i Universitetit, Shefik Shehu.

Në projekt janë të përfshirë katër universitete, ndërsa vlera e përgjithshme është 600.000 euro. 

Related posts

Kasami nga Tearca: Ndryshim nuk ka kush që e ndal 

Xh M

PDSH Karshiakë organizoi iftar në Studeniçan, i pranishëm edhe Menduh Thaçi

Redaksia

VLEN hap shtabin zgjedhor në Tearcë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy