Agjencia Zhurnal.mk

Më 22 gusht në seancë gjyqësore do të publikohen “bombat” e rastit “Monstra”

Shkup, 1 korrik – Zhurnal.mk – Shfaqja e bombave për rastin “Monstra” që ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovcës është caktuar për më 22 gusht, përcjellë Zhurnal.

Prokurorja Fatime Fetai nga Prokuroria Speciale Publike informoi se pas përfundimit të kësaj pjese të procedurës, ku si dëshmi shtesë do të paraqiten ekspertiza të reja nga 31 celularë, gjykimi do të vazhdojë me publikimin e audio inçizimeve dhe transkriptat nga të gjitha bisedat lidhur me rastin, të cilat u dorëzuan në PSP në dhjetor të 2015-tës nga LSDM.

Gjykata tha se do i’u nevojitet kohë për tu njoftuar me përmbajtjen e tyre me çka do të dakordohet publikimi i tyre. Në seancën e sotme për rastin u dëgjua një dëshmitar i cili vet ishte paraqitur në gjykatë, pasi siç tha, nga fqinjët kishte mësuar se policia e ka kërkuar si dëshmitar.

Për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovcës më 12 prill u vranë djaloshët Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...