Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë Maqedoni

Më 25 janar në Shkup do të mbahet mbledhje e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe RMV-së

Shkup, 21 dhjetor – Zhurnal.mk – Mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është caktuar të mbahet më 25 janar të vitit 2021.

Ministrat u informuan sot lidhur me përgatitjet që janë duke u zhvilluar për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj Halimi tha se kjo mbledhje do të mbahet në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

“Jemi dakorduar që mbledhja e përbashkët të mbahet më 25 janar 2021, në Shkup, në hapësirat e Maqedonisë së Veriut”, bëri të ditur ajo.

Në mbledhjen e mbajtur sot Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut për kalimet e përbashkëta kufitare Han i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë, si dhe nismën për marrëveshjen për bashkëpunim në turizëm në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu deklaroi se krejt kjo po bëhet në mënyrë që të krijohen lehtësi në procedurat dhe masat që ndërlidhen me kontrollet kufitare të menaxhimit ndërkufitar.

Postime të ngjashme

5 të vdekur dhe 807 raste të reja me Covid 19 në Maqedoni

Z H

ASH dhe Alternativa nuk do ta mbështesin ligjin për shfuqizimin e Ligjit për regjistrim të VMRO-DPMNE-së

Z H

Rritet numri i të infektuarve, 568 raste pozitive dhe katër të vdekur nga coronavirusi për 24 orë

S.B.

Karantinë 14 ditë për personat që vijnë nga Afrika

Z H

Azeski apel të sigurohet qarkullim i pandërprerë i mallrave drejt Selanikut

Z H

Qeveria: Raporti më i ri i Fridom Haus konstatoi përparim me vlerësim pozitiv për reformat

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...