Agjencia Zhurnal.mk

Me 62 vota “pro” Kuvendi emërohen zëvendësministrat e rinj të qeverisë

Shkup, 23 shtator – Me 62 vota pro Kuvendi ka emëruar zëvendësministrat e rinj të qeverisë. Të pranishëm në sallë në momentin e votimit kanë qenë 106 deputetë, ndërsa 44 kanë votuar “kundër”, asnjë nuk ka votuar kundër.

Zëvendësministër i Mbrojtjes është votuar Bashkim Hasani, ndërsa zëvendësministër i Punëve të Brendshme Nazim Bushi, Agim Nuhiu është votuar si zëvendësministër i Drejtësisë.

Ilhan Rahman është votuar si zëvendësministër i cili do të udhëheqë Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, ndërsa Fatmire Isaku për zëvendësministër e Punëve të Jashtme.

Zëvendësministër i Financave është Dimitar Kovaçevski, në Ministrinë e Ekonomisë Zoran Manevski, ndërsa në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomizimit të Ujërave, Trajan Dimkovski.

Ilir Hasani zëvendësministër i Shëndetësisë, Arafat Shabani në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Enver Huseini në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale, Zoran Dimitriovski në Ministrinë për Pushtet lokal, ndërsa Sedat Sulejmani në Ministrinë e Kulturës.

Për zëvendësministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratës është votuar Aleksandar Bajdevski, në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi, ndërsa në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklievska.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...