Më 8 shkurt PDK-ja mban tubimin përmbyllës në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

nga D V

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se kjo parti do ta organizojë tubimin përmbyllës të fushatës më 8 shkurt, një ditë para zgjedhjeve.

Sipas Krasniqit, tubimi përmbyllës do të nisë nga ora 16:00 dhe do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.

“Me mirënjohje të thellë për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme, ju ftoj të gjithëve në përmbylljen madhështore të fushatës sonë”, tha Krasniqi.

Më tej, Krasniqi tha se pas 9 shkurtit, Kosova do të jetë “MaMirë”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More