Agjencia Zhurnal.mk

Më 9 mars shfaqet ‘superhëna’, por do të quhet ‘Hëna Krimb’

Mbrëmjen e 9 marsit të gjithë duhet të ngrini sytë nga qielli pasi ka ardhur koha e një tjetër spektakli. “Ladbible.com”, shkruan se për herë të dytë këtë vit do të ndodhë ajo që quhet ‘superhëna’.

Këtë radhë fenomeni do të quhet ‘Hëna Krimb’ (Worm Moon) dhe për të gjithë banorët e Mbretërisë së Bashkuar do të jetë një fenomen krejtësisht i dukshëm. Edhe zonat e tjera e shohin, por jo aq të qartë sa Anglia.

Procesi do të zgjasë nga e diela deri të martën.

Hëna do të arrijë në nivelin dhe në madhësinë maksimale të hënën në mbrëmje. Fenomeni ndodh kur periudha e hënës së plotë është afër pikës më të afërt të orbitës së tokës, duke sjellë një prerje të formës së saj.

Kjo do të thotë që “Superhëna” është e aftë të jetë deri në 14 për qind më e madhe dhe deri në 30 për qind më e ndriçushme se hëna e një natë normale, duke bërë që vendi ku jemi, pavarësisht orës së vonë të natës, të na duket pothuajse ditë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...