Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Me 9,2 milionë euro do të mbështeten mbi 350 projekte për modernizimin e ekonomisë bujqësore

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, i informon aplikuesit e vitit 2020 për mbështetje financiare përmes programit IPARD 2, Msa 1 “Investime në mjete materiale për modernizimin e ekonomisë bujqësore”, se në fazën përfundimtare është përpunimi i kërkesave të mbërritura dhe të plota.

Drejtori i AMFBZHR, Nikica Baçovski, informoi se pret të aprovohen mbi 350 kërkesa përkatëse, ndërsa aplikuesit në periudhën e ardhshme të thirren që t’i nënshkruajnë marrëveshjet.

“Mbështetja e përgjithshme financiare për të gjitha mbi 350 kërkesa është 9,2 milionë euro. Me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve , plotësisht do të shfrytëzohet buxheti për Masën 1 “Investime në mjete materiale për modernizimin e ekonomisë bujqësore”, të cilat u miratuan me periudhën programore 2014 – 2020, gjegjësisht, do të ndërmerren detyrime financiare për të gjitha mjete e disponueshme nga kjo masë”, theksoi Baçovski.

Përmes kësaj mase realizohen investime të cilat kanë të bëjnë në sektorët prioritarë: prodhimit të kulturave, blegtorisë, përpunimit dhe marketingut të drejtpërdrejtë të prodhimit bujqësor personal të ekonomisë bujqësore, prodhimi i energjisë nga burimet ripërtëritëse për konsum personal.

Mjetet financiare sipas kërkesës individuale ndahen si grant i pakthyeshëm në vlerë prej: 60 për qind nga vlera e shpenzimeve të përgjithshme të pranueshme të investimeve për këtë masë. Përqindja rritet deri në 65 për qind për investime në ekonomitë bujqësore të propozuara nga ana e bujqve të rinj (persona fizikë të moshës prej 18 deri 40 vjet në ditën e parashtrimit të kërkesës për mbështetje financiare) dhe 70 për qind për investime në ekonomitë bujqësore në zonat malore.

Postime të ngjashme

Tërmeti dridh vendin, epiqendra në Mavrovë

T E

Aksioni policor në “Bogorodicë”, kapen qindra kilogramë marijuhanë

T E

Alarmojnë mërgimtarët me dokumentacion të skaduar, përmes postës nuk mund të nxjerin të ri

T E

Milososki: Bujar Osmani mund të ndryshojë statutin e BDI-së, jo Kushtetutën e Maqedonisë

R Zh

“Miqtë e Sharrit”/Hidrocentralet dëmtojnë natyrën

T E

Mickoski nga Klinika Infektive: Nuk ka pakt me krimin dhe kriminelët

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...