Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Me 95 vota “pro”, kuvendi e anuloi regjistrimin dhe zgjedhjet lokale

Shkup, 2 prill – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sonte i solli  Propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për regjistrim të popullatës, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2021,  me procedurë të shkurtuar, dhe ndryshimet dhe plotësimet e Kodit zgjedhor me të cilin parashikohet vendosja e terminaleve për shenjat e gishtave në zgjedhjet lokale që anulohen për gjysmën e dytë të tetorit.

Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për regjistrim ishin sjellur me 95 vota “pro” ndërsa “kundër” votuan 12 deputetë. Në suaza të votimit  pas Badenterit, 26 deputetë nga bashkësitë votuan “pro” ndërsa 12 ishin “kundër”. Të përmbajtur nuk kishte.

Gjithashtu me 95 vota “pro” ishin sjellur edhe ndryshimet e Kodit zgjedhor, të cilat ishin paraqitur nga të  gjitha grupet e deputetëve dhe për të cilat nuk kishte debat. Kundër dhe të përmbajtur nuk kishte. Në votimin pas Badenterit, 27 deputetë  pjesëtarë të bashkësive votuan “pro” ndërsa kundër dhe të përmbajtur nuk kishte.

Pas përfundimit të seancës së 38-të në Kuvend filloi votimi pas pikave të mbetura të seancës së 20-të, 25-të, 26-të, 29-të, 30-të dhe 34-të plenare

Postime të ngjashme

Pozicioni bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut mbetet i pandryshuar, Sofja është e hapur për dialog

Dafina Vidishiqi

Carovska: Nëse nuk investoni në arsim, keni harruar të investoni në të ardhmen

Dafina Vidishiqi

Maqedonia e Veriut përballet me mungesë të vaksinave

Dafina Vidishiqi

BFI: As këtë vit nuk mund të kryhet haxhi

Dafina Vidishiqi

Destani: Roli dhe kontributi i diasporës shqiptare ka qenë dhe vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm

Dafina Vidishiqi

MSHIA Maqedoni: Dokumentet e Draft-planit aksional të Strategjisë Nacional janë vendosur në ENER

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...