Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Me “AstraZeneca” nuk do të vaksinohen personat nën 60 vjeç, deri tani janë vaksinuar 15500 qytetarë

Shkup, 9 prill – Zhurnal.mk – Vaksina e “AstraZenekës” në vend nuk do t’u jepet personave nën moshën 60 vjeç. Vendimi u mor nga autoritetet tona shëndetësore pasi shqyrtuan pozicionin e Bordit të Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) mbi sigurinë e vaksinës “AstraZeneka”. Deri më tani, rreth 15.500 qytetarë të moshuar në vend janë vaksinuar me “AstraZeneka” dhe deri më tani nuk është raportuar asnjë reagim negativ nga vaksinimi, përveç rastit të raportuar të një vajze 28-vjeçare pas vaksinimit me këtë vaksinë në Serbi.

Thuajse 15.500 qytetarë më të rritur në vend janë vaksinuar me “Astra Zeneka” dhe tani për tani nuk është paraqitur asnjë reagim i padëshiruar nga vaksinimi, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Afro 15.500 qytetarë deri më tani janë vaksinuar me “AstrZeneka” në vend. Gjatë ditës janë vaksinuar rreth 1000 dhe përveç këtij reagimi tek vajza nuk ka reagim tjetër. Nuk ka kurrfarë reaksioni të padëshiruar që është denoncuar zyrtarisht në MALMED që kërkon kujdes ose t’i kushtohet rëndësi. Reagim i padëshiruar në kuptimin e reaksionit lokal i cili pritet pas vaksinimit, skuqje të lehtë, dhimbje… nuk janë gjëra që duhet të paraqiten si efekt ose diçka që do të ishte me rëndësi klinike”, deklaroi ministri Filipçe duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

I pyetur për atë nëse infermieret e ordinancave stomatologjike do të vaksinohen, ministri i Shëndetësisë tha se kjo do të ndodhë së shpejti pasi edhe ato si punonjës shëndetësorë janë në listën prioritare. Ajo që deri më tani nuk janë vaksinuar, sqaroi, mbase i referohet disa lëshimeve teknike.

“Mbase bëhet fjalë për disa lëshime teknike, por kjo do të tejkalohet, pasi edhe ata si punonjës shëndetësorë janë në grupin prioritar për vaksinim”, tha ministri i Shëndetësisë.

Pas shqyrtimit të qëndrimit të Bordit të Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) në lidhje me sigurinë e vaksinës “Astra Zeneka”, kemi miratuar një qëndrim në vendin tonë që vaksina të mos u jepet personave më të ri se 60 vjeç, kumtoi dje ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai theksoi se për qëndrimin e EMA-s në lidhje me sigurinë e vaksinës “Astra Zeneka” ka biseduar me anëtarët e grupit punues për imunizim dhe disa drejtorë të klinikave.

“Pas vlerësimit të të gjitha efekteve të padëshiruara anësore në formën e situatave trombotike, veçanërisht tek të rinjtë, Bordi doli me dy rekomandime – e para është që ato efekte anësore trombotike duhet të përfshihen në udhëzimet e vaksinës dhe së dyti që secili vend duhet të merrë qëndrim se si do të përdoret vaksina. Sipas kësaj, pas konsultimeve të mëngjesit, kemi miratuar qëndrim në vendin tonë që vaksina “Astra Zeneka” të mos u jepet personave nën 60 vjeç”, tha Filipçe.

Ministri theksoi se për ata që tashmë kanë marrë një dozë të vaksinës “Astra Zeneka”, ndërsa ato janë njerëzit që janë vaksinuar në Serbi, nuk ka rekomandime për ndonjë kujdes, përveç nëse ata kanë ndonjë simptomë të paraqiten për kontroll dhe ekzamin në mjek.

“Lidhur me rivaksinimin, duke marrë parasysh që duhet të vijë në një periudhë prej tre muajsh, deri më tani nuk ka asnjë qëndrim, ndërsa ne do t’i ndjekim edhe udhëzimet nga EMA dhe agjencitë e tjera kombëtare dhe gjatë periudhës vijuese do të marrim qëndrim lidhur me këtë pyetje”, shtoi Filipçe.

Kryeministri Zoran Zaev pret që rreth 300 mijë vaksina nga prodhues të ndryshëm të mbërrijnë në vend këtë muaj dhe të zhvillohet normalisht procesi i vaksinimit masiv. Ai thotë se për momentin, konform sasive të vaksinave që i kemi, kapacitetet në pikat e vaksinimit nuk janë shfrytëzuar plotësisht. Kur kjo të ndodhë, tha Zaev, ekziston një mundësi që të hapen edhe të reja në kryeqytet dhe në rrethinë.

“Presim që më shumë se 300 mijë vaksina të mbërrijnë në prill. Pritet të arrijnë vaksinat e para nga 651 mijë nga Bashkimi Evropian të destinuana për Ballkanin Perëndimor, nga të cilat 100 mijë janë për vendin tonë. Shpresoj që në ditët në vijim ose javën tjetër të arrijnë 20-25 mijë prej tyre, sepse ne përmendim disa herë se nuk varet nga ne por nga furnizuesi”, tha Zaev.

Ai thotë se pritet të mbërrijë dërgesa e parë e vaksinave Fajzer, me të cilat, thotë ai, shteti ka kontratë për 800.000 vaksina, si dhe dërgesën e dytë përmes mekanizmit Kovaks, i cili gjithashtu duhet të mbërrijë më vonë këtë muaj. Sipas Zaev, pritet të mbërrijnë edhe 200 mijë vaksina kineze të planifikuara për këtë muaj si dhe një sasi e konsiderueshme e Sputnik V, për të cilën ekziston një marrëveshje për 200 mijë doza.

Siç theksoi kryeministri, mungesa e vaksinave shkakton problem në Gjermani, Amerikë, Kinë, Rusi dhe kudo në botë, dhe për këtë arsye nuk mund të kërkohet asnjë përgjegjësi për mungesën e vaksinave në vend.

Ai thotë se kur do të ketë sasi më të mëdha të vaksinave në vend dhe kur në maksimum do të përdoren kapacitetet e pikave ekzistuese të vaksinimit, mund të hapen të rejat.

“Gjatë ditës së parë në sallën “Boris Trajkovski” u vaksinuan 2800 qytetarë, pastaj rreth 3000, atje kapaciteti për vaksinim mund të rritet në 5-6 mijë. Në vetë institucionet shëndetësore për momentin kapaciteti është adekuat me sasitë që kemi dhe mund të dyfishohet. Kur kapacitetet ekzistuese do të përdoren në maksimum, natyrisht që mundësitë shtesë janë në dispozicion, palestrat, organizimi në ambient të hapur, gjithçka do të bëhet që të mos ketë pengesa administrative për vaksinimin e suksesshëm masiv”, tha kryeministri.

Ai paralajmëroi se Qeveria po shqyrton krijimin e dy shtabeve speciale, në njëri prej të cilëve do të marrin pjesë edhe ministrat e Punëve të Jashtme, për Çështje Evropiane dhe Mbrojtjes, si dhe ministri i Shëndetësisë për transport, pranim dhe shpërndarje më efikase në të gjithë vendin për vaksinat që janë porositur. Në të dytin, siç tha Zaev, do të kyçen MPB, QMK, ESHS për organizim më të mirë të procesit të vaksinimit.

Masat për përballje me pandeminë, si dhe çështje të tjera aktuale me rëndësi për bashkësitë fetare dhe për shtetin, ishin tema të bisedës në takimin djeshëm të kryeministrit Zoran Zaev me kryetarët e bashkësive fetare në vend, të përmendura në Kushtetutë – të KOM-it, z.z. Stefanin, BFI-së, Reis ul Ulema haxhi Shaqir efendi Fetai dhe të Kishës katolike, monsinjor Kiro Stojanov, ku u shoqërua nga drejtori I Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, Darian Sotirovski.

Siç informuan nga shërbimi qeveritar për shtyp, është konkluduar se, nga takimi të dërgohet thirrje e përbashkët e Qeverisë dhe KOM-it, BFI-së dhe Kishës katolike, drejtuar të gjithë qytetarëve, për respektim të masave të miratuara nga ana e Qeverisë. Bashkarisht u vlerësua se nga respektimi I masave, do të varet edhe se si qytetarët do t’I kalojnë festat e ardhshme: Pashkët dhe Ramazan Bajramin, ndërsa është e qartë se ekziston dëshirë tek të gjithë për shënim të festive të mëdha fetare në paqe dhe qetësi dhe së bashku me më të afërmit në familje.

Gjithashtu, është shprehur mbështetje nga të gjitha bashkësitë fetare për procesin e vaksinimit dhe u bëhet thirrje e përbashkët të gjithë qytetarëve të paraqiten për vaksinim, me çka do të japin kontribut në ruajtjen e shëndetit të tyre dhe të shëndetit publik.

Nga ana e liderëve fetarë të pranishëm në takim u tha se mbrojtja e shëdnetit nuk është vetëm obligim I shtetit, por është edhe obligim fetar sepse secili njeri është I detyruar, sin ë mënyrë shoqërore, ashtu edhe sipas besimit, të jetë në shërbim të shëndetit.

Bashkarisht u konstatua se në këto moment kur njerëzimi po përballet me virusin e paraprashikueshëm, nevojitet mature nga ana e të gjithë besimtarëve, sepse sëmundja nuk zgjedh religjione dhe kombe.

Në takim u bisedua edhe për çështje nga sfera e denacionalizimit të pronës dhe arsimit dhe u vendos që për to të ketë kontakte të mëtutjeshme, me qëllim të rrumbullakësimit të zgjidhjeve në interes edhe të shtetit edhe të bashkësive fetare dhe qytetarëve

Postime të ngjashme

Maqedoni, gjobiten 220 motoçiklistë dhe 89 shoferë për vozitje në gjendje të dehur

Dafina Vidishiqi

Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

Ja kur pritet heqja e orës policore në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

Filloi rikonstruimi i rrugës 116 në Tetovë

Dafina Vidishiqi

Agjencia e Sigurisë Kombëtare do të marrë 3 milion euro me rishikimin e buxhetit

Dafina Vidishiqi

Asnjë i vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...