Kronika Shqipëri

Me BMW të vjedhur, arrestohet anglezi në Durrës

Zhurnal Ads

Durrës – Një shtetas anglez është vënë në prangat e policisë së Durrësit për shkak se akuzohet për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Si rezultat i kontrolleve të shtuara, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, shtetasi K. C., i cili po drejtonte mjetin tip “BMW”.

Pas verifikimeve të thelluara, në bashkëpunim me DVP Durrës dhe Interpol Tirana, rezultoi se mjeti “BMË” ishte vjedhur në Angli më datë 28.08.2020.

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës bënë ndalimin e shtetasit anglez K. C., 55 vjeç, për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”.

Ndërkohë sipas policisë së Durrësit në pranga kanë rënë edhe 2 shtetas dhe është proceduar në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin L. K., 34 vjeç, banues në Sukth, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 1 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. Ll., 66 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ka pushtuar një sipërfaqe toke në pronësi të shtetases N. Ç.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasin:

B. H., 48 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Renault”, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Postime të ngjashme

Rradhë dhe pa asnjë masë anti-covid, Vokshi: Këto janë pamjet e shkollave

admin

Vdes Nexhadi Zylbeari, ish-drejtues i Sektorit për Urbanizëm në Tetovë

Z H

Dendias vjen sot në Tiranë/ Takohet me Ramën, Cakajn e Metën (çfarë pritet nga vizita)

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...