Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Me detyrim për të gjithë emigrantët, qeveria kërkon deklarimin e adresës jashtë shtetit

Zhurnal Ads

Emigrantët shqiptarë pa perjashtim duhet të vetëdeklarojnë adresën e tyre të banimit jashtë shtetit.

Vendimi i Këshillit të Ministrave për bërjen të detyrueshme të deklarimit përcaktone dhe një formular të posaçëm për këtë qëllim, ndërsa gjithçka do të bëhet përmes e-Albania-s.

Sipas këtij vendimi, në rast se emigrantët e kanë detyrim ligjor deklarimin e adresës së tyre të banimit jashtë shtetit dhe në rast se refuzojnë ta bëjnë atë nuk do të kenë të drejtë vote apo edhe më keq, nuk do të marrin shërbime të Gjendjes Civile, siç është marrja e dokumenteve të ndryshme, përfshi edhe pajisjen me pasaportë apo kartë identiteti.

“Shtetasit shqiptarë mbajnë përgjegjësi administrative për mospërmbushje të detyrimit ligjor të vetëdeklarimit të adresës së tyre dhe autoritetet përgjegjëse, në rast konstatimi të mospërmbushjes së këtij detyrimi, pezullojnë kryerjen e shërbimit të kërkuar, derisa shtetasi të përmbushë detyrimin ligjor të vetëdeklarimit të adresës“, theksohet në vendim.

Në rast të ndryshimit të adresës, emigrantët janë të detyruar që të deklarojnë vendbanimin e ri brenda 60 ditëve.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Zbardhet ngjarja në Astir/ Gjenden të vdekura dy motra, 59-vjeçari qëllon bashkëjetuesen dhe motrën e saj (emrat)

S.B.

“Shumë pranë një marrëveshjeje”, Rama: Do të fillojmë vaksinimin brenda janarit

S.B.

Shefja e Infektivit feston sot ditëlindjen, Manastirliu: Meriton përqafime nga të gjithë për përkushtimin e pashembullt në shërbim të jetës

S.B.

Shkodranit i vjedhin kalin, pasi pamjet u transmetuan në televizion hajdutët ia kthejnë pas dy javësh

T E

Mbyllet dogana e Kapshticës/ Greqia merr masa pas rritjes së infektimeve

S.B.

“Rama, trafikant deti”/ Vasili: Kërkon t’i japë Greqisë atë që ajo nuk e mori dot me asnjë Kryeministër tjetër shqiptar! Ja 8 pyetje për kreun e qeverisë

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...