Me Donnarumman në portë dhe tre yje të tjerë të afruar në këtë afat kalimtar – PSG gati ta sundojë Evropën

Klubet e mëdha evropiane po punojnë që të përforcojnë skuadrat e tyre, ndërsa PSG mbetet më aktivja deri më tani.

 

PSG deri më tani ka ofruar emra si: Georginio Wijnaldum, Achraf Hakimi, Sergio Ramos dhe tani MVP i Euro 2020, Gio Donnarumma.

Tri prej tyre transferime falas, vetëm njëri i paguar deri më tani, një punë e krerëve të klubit të PSG-së, që do tu kishin zili e gjithë Evropa.

Tani po mungon vetëm Liga e Kampionëve.

Sheikët nga Katari po festojnë dhjetë vjetorin e tyre prej se kanë zbarkuar në “Parkun e Princave”, ndërsa vit pas viti, projekti i tij duket edhe më i fortë.

Përforcimet e kësaj vere erdhën pothuajse me kosto zero (vetëm për Achraf Hakimi është paguar), duke konfirmuar kandidaturën e PSG për gjithçka që luhet në këtë sezon.

Ardhja e Donnarummas, blerjet tjera dhe formacioni i mundshëm

Një portier i klasit të lartë botëror dhe MVP i EURO 2020, një mbrojtës qendror me katër Liga të Kampionëve të fituara, një mesfushor i aftë dhe me përvojë dhe një mbrojtës krahu që di të shënojë dhe asistojë.

Edhe nëse Kylian Mbappe, nuk rinovon, ai do të qëndrojë në Paris SG edhe  sezonin e ardhshëm.

Me këto katër blerje, PSG bëhet ekipi i dytë me vlerën më të lartë në botë, vetëm pas Manchester City.

Pochettino do të kishte në duart e tij PSG-në më të mirë në histori, një skuadër e krijuar për të dominuar Francën dhe për të luftuar më të gjithë në Evropë. 

Related posts

Risi në Serie A: Lojtarëve u ndalohet të veshin fanella të gjelbërta

Z H

Zyrtare: Gianluigi Donnarumma i bashkohet PSG-së

D V

Baresi për grupin e vështirë të Milanit: Lojtarët nuk duhet ta harrojnë historinë – grup i vështirë, por ta shijojnë futbollin

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More