“Më e mira për Tetovën”: Të pezullohet plani urbanistik për Tetovën, është i dëmshëm për qytetin

Tetovë, 6 tetor – Nisma qytetare “Më e mira për Tetovën” e cila ka listë me kandidatë për këshilltarë në Komunën e Tetovës, sot informoi se do të punojë në pezullimin për, siç thonë, planit urbanistik kontestues me të cilin parashihet ndërtimi i objekteve në vendin e fabrikës së mëparshme SHIK Jelak në qytet.

 

Sipas tyre, bëhet fjalë për sipërfaqe prej 233 mijë metra katrorë, projekt prej 300 faqesh, i cili është miratuar vetëm pesë ditë nga Këshilli i mëparshëm.

“Ne si nismë “Më e mira për Tetovën” do të kërkojmë prej bartësve të listave të këshilltarëve të partive së bashku ta pezullojmë këtë plan urbanistin, të cilin e konsiderojmë të dëmshëm për qytetin dhe për të ardhmen e gjeneratave të ardhshme”, tha Hamdi Sulejmani, bartës i listës së këshilltarëve nga “Më e mira për Tetovën”.

Ata pezullimin e planit urbanistik e elaborojnë me atë që ndërtesat e reja do të kontribuojnë për betonizimin shtesë të Tetovës. 

Related posts

Koordinimi i parë i rregullt pas pushimit kolektiv të Kuvendit

Z H

Pagat e punëtorëve të higjienës komunale, BDI: U rritën si rezultat i rritjes së pagës minimale

Redaksia

Dashtevski: Të gjitha komisionet zgjedhore sot do ta marrin materialin e besueshëm votues

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More