Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Me fitore ndaj Republikës Çeke, Anglia e mbyll fazën grupore si lider

Anglia e ka fituar ndeshjen e fundit të fazës grupore në kuadër të ‘Euro 2020’ duke e mposhtur Republikën Çeke me rezultat (1-0).

Vetëm një gol u shënua në 45 minutat e para të ndeshjes së Grupit D, e cila u zhvillua në stadiumin Wembley.

Tre Luanët donin ta mbyllnin fazën grupore si lider dhe ia arritën qëllimit duke e nisur mirë sfidën dhe duke shënuar një gol në minutat e para.

(Foto: Twitter/Goal)

Pas një aksioni të zgjatur të anglezëve, Jack Grealish harkoi në zonë dhe Raheem Sterling kërceu për të shënuar me kokë (12’).

Në fraksionin e dytë, çekët u përpoqën t’i ndryshonin gjërat, porse nuk ia dolën dhe e humbën takimin.

Përkundër kësaj humbjeje dhe pozicionimit në vendin e tretë në Grupin D, Republika Çeke i bashkohet Anglisë dhe Kroacisë në 1/8 e finales së ‘Euro 2020’. 

Postime të ngjashme

Përfundon gara për notaren e Shqipërisë, renditet e 42-ta

D V

Biles tërhiqet edhe nga dy gara në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”

D V

Mourinho kritikon lojtarët: Luajnë Fortnite gjithë natën, është një marrëzi

D V

Mkhitaryan: Kush dëshiron Scudetton duhet të mbarojë punë me Romën

D V

Milani përgatitë ofertë për Iscon

D V

Trent Alexander-Arnold i qëndron besnik Liverpoolit, nënshkruan kontratë të re afatgjate

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...