Me flamur të NATO-s në tavolinë Dimitrievski premton mësimin e rusishtes në Kumanovë!

nga I.A

Shkup, 30 shtator – Maksim Dimitrievski, kryetari i Kumanovës, së fundmi ka dhënë një lajm skandaloz pas takimit të tij me ambasadorin rus në vend. Përderisa aleatët e vendit tonë, e gjithë Evropa dhe SHBA-të po kundërshtojnë dhe sanksionojnë veprimet ruse mbi Ukrainë, ky kryetar i një qyteti të vogël del dhe jep lajmin skandaloz që kinse do të angazhohet në drejtim të futjes së gjuhës ruse në shkollat e Kumanovës. Kësaj dëshire të brendshme të tij nuk i beson as vet ai, por vetëm akti që e ka ndarë me publikun flet shumë. E fakt interesant gjatë takimit të ambasadorit rus me kreun e kësaj komune, Dimitrievski, ishte flamuri i NATO-s i vendosur në tavolinën e punës të këtij të fundit. Kjo flet shumë, sepse në një shtet ku sigurinë e garanton aleanca më e madhe ushtarake në botë nuk mund të flitet për broçkulla të asaj natyre, shkruan Zhurnal.

Maksim Dimitrievski u takua me ambasadorin e Rusisë, u pajtuan që të mësohet rusishtja në shkollat ​​e Kumanovës

Kryetari i komunës së Kumanovës dhe lideri i partisë qeveritare ZNAM – Për Maqedoninë tonë, Maksim Dimitrievski, përmes Facebookut ka njoftuar se është takuar me ambasadorin rus në vend, Sergej Bazdnikin, me të cilin ndër të tjera ka biseduar për mundësinë e prezantimit të mësimit të gjuhës ruse në shkollat ​​e Kumanovës.

“Sot, ambasadori i Federatës Ruse N. E. Sergej Aleksandroviç Bazdnikin, ishte në vizitë në Komunën e Kumanovsë. Në takim u diskutua për një sërë temash aktuale me theks në mësimin e gjuhës ruse në shkollat ​​fillore dhe të mesme në Kumanovë”, thuhet shkurt në postimin në faqen e Dimitrievskit në Facebook.

Por, fakt interesant është që në tavolinë e takimit janë të vendosur më shumë flamuj në mesin e të cilëve është edhe ai i NATO-s, kjo sqaron gjithçka që dëshirat e Dimitrievskit e ëndërrat e tij që i sheh natën nuk mund t’i realizojë ditën kokë më vete. Maqedonia e Veriut është anëtare e aleancës më të madhe ushtarake e cila dënon ashpër sulmet ruse në Ukrainë. Prandaj, çdo përafrim me Rusinë është largim me NATO-n, BE-në e SHBA-të.

Dimitrievski mundohet ta kopjoj presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, që të luaj me standarde të dyfishta por nuk ia del dot, e ka të pamundur, sepse përpos që është kryetar lokal pozitë të cilën e ka fal mashtrimit të tij me votat shqiptare që i siguroi vetëm duke ju premtuar asgjë pa realizuar. Tjetra, kemi të bëjmë me një shtet ku populli shqiptarë janë shtetformues e nuk duhet të harrojmë që shqiptarët janë populli më pro amerikan në botë. Çdo frymë tjetër mbetet çështje diskutimi asgjë më shumë.

Dimitrievski më në fund zbuloi veten e tij –

Mbase, dikur një ndër politikanët më të mirëpritur në odat e shqiptarëve veçënarisht në ato të kumanovarëve. Dikur e shihnin si shpresë të përfaqësimit të zërit që deri dje nuk ishte dëgjuar, por në fund doli edhe më keq se sa përfaqësuesit e kaluar. Nacionalizmin dhe etnocentrizmin e tepruar arriti ta shprehë menjëherë pasi siguroi fitoren e të parit të komunës me votat e shqiptarëve.

Populli shqiptarë duke qenë besnik i besuan edhe Dimitrievskit por ky besim u shpërblye me zhgënjim fatal për qytetarët shqiptarë të Kumanovës. Sepse, ky i fundit gjithçka ka bërë që vetëm të krijojë atmosferë diskriminuese për shqiptarët e këtij qyteti. Duke shfrytëzuar edhe ditë festash e bari në rreth rrotullime pra kudo që kishte mundësi e aty ku nuk kishte krijonte vetvetiu por pa devijuar nga qëllimi kryesor, diskriminimi shqiptarëve.

Kjo tani më në nuk është vetëm mos mirënjohje por zbulim apo heqje e maskës së tij dhe nxjerrjen e fytyrës së vërtetë, tani më kur ka themeluar partinë e tij politike me të cilën edhe garoi në zgjedhjet e fundit, në ato presidenciale korri sukses ndërkaq në ato parlamentare dështoi keq. E ky i fundit mendoi që po e krijoi partinë nuk i duhen më shqiptarët.

E këtë fakt që vota e shqiptarëve nuk i duhet më filloi ta shpreh në forma të ndryshme, duke kundërshtuar vendosjen e flamurit shqiptarë në tavolinat e punës të përfaqësuesve shqiptarë në Qeveri, madje edhe duke kushtëzuar që po u vendos flamuri sërish ai do ta lëshojë qeverinë. Flamuri u vendos sërish por Dimitrievski “e hëngri” atë kushtëzim.

Më tutje duke iniciuar largimin e ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, me tentim të deligjitmimit të gjuhës shqipe përmes ministrit të partisë së tij, i cili udhëheq me Ministrinë e Administratës. Thirrjet e tij anti-shqiptare vazhduan edhe tutje, kjo vetëm për të tërhequr një grusht votash tek komuniteti maqedonas, pasi grabitçar i vetëm këtij elektorati ishte e Majta.

Sepse, edhe përkundër faktit që një masë e caktuar e popullit shqiptarë janë “evropianizuar” para shtetit dhe as që duan të dëgjojnë për nacionalizëm. Tek populli maqedonas funksionon e kundërta, ata përkrahin politikat anti-shqiptare. Prandaj, edhe kjo është formula e vetme më e lehta dhe më e thjeshta për të depërtuar tek ky grup votuesish. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More