Me fotografi të tjera atraktive nga klipi, Kida tregon se në mesnatë sjell këngën e re

Artistja shqiptare, Kida, ka njoftuar fansat për projektin e ri muzikor për të cilin ka nisur xhirimet që një kohë.

 

Ajo përmes disa postimeve që ka ndarë në Instagram bën të ditur se kënga e re e quajtur “Dinero” lansohet në mesnatë.

Pak para publikimit, Orhidea Latifi (emri i vërtetë) nuk ka hezituar të sjellë edhe disa pamje me të cilat shfaqet në videoklip.

Kida (Foto: Instagram)

“Sonte 23:59, Dinero”, ka shkruar ajo.

Në imazhe, krijuesja e hitit “Malli” vjen me një paraqitje të mahnitshme në një fustan me pak material që ia ka mbuluar vetëm pjesët intime.

Reagimet kanë qenë të menjëhershme, fansat e së cilës ngelën të befasuar pasi nuk kishin një datë të saktë të plasimit.

Krahas projekteve, Kida këtë verë ka qenë tejet e angazhuar me mbrëmje e koncerte.

Related posts

Urimi i Afronës për ditëlindjen e Bleros

D V

Loredana duket e mahnitshme në pozat e reja veshur me trenerkat ngjyrë blu

D V

John Travolta tregon bisedën emocionale me të birin 10 vjeçar pas vdekjes së bashkëshortes, Kelly Preston

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More