Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Më ftohtë dhe më shumë borë në Kodrën e Diellit dhe Mavrovë

Shkup, 27 janar – Më ftohtë sot në mëngjes është në Kodrën e Diellit, ku në orën 07:00 janë matur -12 gradë, pas çka me -10 gradë vijon Anet e Mavrovës, -7 Krusheva, -6 Pozharan dhe Gjurishte. Ohër dhe Pretor -4, Kriva Pallankë, Prilep, Berovë dhe Dibër -3, Tetovë -2, Shkup Zajpev Rid, Manastir, Shtip, Kumanovë dhe Vinicë -1, tregojnë të dhënat e Drejtorisë për punë hidrometeorologjike.

Në Kodrën e Diellit ka 31 centimetra borë, 21 në Anet e Mavrovës, 12 në Pozharan, shtatë në Berovë, gjashtë në Tetovë, pesë në Krushevë, katër në Kriva Pallankë, Topolçan dhe Gjurishte, dy në Vinicë, ndërsa shtatë në Shkup Zajçev Rid, Ohër dhe Shtip.

Në 24 orët e fundit ka reshur shi prej 14 litrave në një metër katror në Kriva Pallankë, 10 në Tetovë, Pozharane, Demir Kapi, Vinica dhe Dibër, tetë në Berovë, shtatë në Krushevë.

Gjatë natës moti ishte i vranët dhe i ftohtë me reshje lokale të borës. Në mëngjes në pjesët perëndimore vranësira pjesërisht është zvogëluar, ndërsa reshjet janë ndërprerë. Frynte erë mesatare në disa vende e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, e cila në Shtip ka arritur shpejtësi deri në 55 kilometra në orë.

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe ftohtë me erë mesatare deri në të fortë, dhe përgjatë Luginës së Vardarit herë pas here erë e fortë kryesisht nga veriperëndimi. Në disa vende do të ketë borë të lehtë. Deri në fund të ditës, retë në pjesën më të madhe të vendit do të ulen. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej -1 deri në 6 gradë. Në Shkup, pjesërisht me re me periudha me diell dhe erë të fortë veriore. Temperatura maksimale do të arrijë 3 gradë.(Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Për një dekadë nuk është blerë asnjë zjarrfikëse e re

Z H

Zjarre edhe në Rakotinc dhe Kuçkovë të Shkupit

Z H

Shtabi i krizës në Kumanovë u bëri thirrje qytetarëve t’I respektojnë rekomandimet e Qeverisë

Z H

BE-ja dërgon pajisje dhe ndihmë për përballje me zjarret në Maqedoninë e Veriut

Z H

U ndanë 11 vendime për Kopshtin e fëmijëve “Fidani”

Z H

Prilep/ 11 qytetarë ngelin pa shtëpi, digjen dhe barakat sociale, shpëtohen 3 foshnje

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...