Me IPARD 3 për shtatë vite në bujqësinë e vendit do të hyjnë investime prej 250 milionë eurove

Shkup, 29 shtator – Me Programin IPARD 3, korniza kohore e të cilit është prej vitit 2021 deri në vitin 2027, në bujqësinë e vendit do të hyjnë investime prej 250 milionë eurove. Programi është projektuar në 97 milionë euro edhe pse nuk është përjashtuar mundësia që mjetet të rriten, ndërsa konkursi i parë pritet të publikohet në periudhën qershor – korrik 2022.

Siç u tha në sesionin e sotëm të nëntë me temë “Sfidat në programimin dhe realizimin e programit IPARD 3 (2021 – 2027)” që e mban Grupi i punës 1 – Bujqësi dhe zhvilli rural nikoqir i të cili është Konventa nacionale për BE në vend, Programi parasheh tetë masa, katër nga të cilat tashmë janë akredituar, njëra është programuar paraprakisht, por jo edhe akredituar dhe tre janë tërësisht të reja. Është paralajmëruar edhe një mas, e nënta.

Janë paraparë tre masa të reja agroekologjike: për prodhimtari organike, për grupe lokale të aksionit (GLA-qe) dhe për shërbime këshillëdhënëse në bujqësi. Masa e fundit që pp paralajmërohet është nga sfera e pylltarisë, ndërsa do të futet për tre vite që tani.

Programi ka edhe disa risi prej të cilave disa tashmë janë miratuar, ndërsa për disa të tjera negociatat janë në rrjedhë. Një nga më të mirat sipas kompetentëve dhe prodhuesve, është financimi i avansit prej 50 për qind nga kthimi i investimit për të cilin aplikohet. Kjo, përmes shembujve, do të thotë se nëse konkurrohet me projekt në vlerë prej 100.000 eurove për masë ku kthimi i investimit është 60 për qind, aplikuesi, përmes financimit të avansit, me kontraktim të marrëveshjes IPARD do të marrë deri 50 për qind të mjeteve apo 30.000 euro.

Me Programin e ri IPARD 3, planifikohet të rritet edhe pragu i investimit minimal që deri më tani ishte në nivel shumë të ulët.

Nëse konkursi i parë do të shpallet në qershor – korrik 2022, varet nga Brukseli.

Lidhur me IPARD 2, u tha në sesion, do të shfrytëzohen të gjitha mjetet e disponueshme.

Sipas Agjencisë, vendi është në nivelin më të lartë nga të gjitha shtetet e tjera në rajon të cilat shfrytëzojnë instrumentin IPARD. Ata madje nga ne kërkojnë ekspertizë për ndihmë teknike.

Sfidë më e madhe, thanë, mbetet mungesa e resurseve njerëzore. 

Related posts

Sela nga Gostivari: Do të fitojmë nga Struga deri në Likovë

Redaksia

Sela takohet me Ambasadorin e Francës: Lufta ndaj krimit dhe korrupsionit në fokus të bisedimeve

D V

Zaev: Dimitrievski nuk priti edhe pak, do ta përjashtojmë nga partia

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More