Agjencia Zhurnal.mk

Me maska e doreza, deputetët kthehen në Kuvend të votojnë për ‘Zgjatjen e gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore’

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do të rikthehen ditën e sotme për të zhvilluar seancën e dytë plenare në kushte jo të zakonshme.

Edhe në seancën e ditës së sotme, deputetët do të jenë të pajisur me maska dhe doreza, si dhe do të jenë të shpërndarë në të gjithë sallën e Kuvendit.

Në rendin e ditës janë 12 çështje, mes të cilave edhe votimi i zgjatjes së afatit te gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore

Rendi i ditës

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 16.04.2020 2. Njoftimi i çështjeve të depozituara në Kuvend për shqyrtim

2. Njoftimi i çështjeve të depozituara në Kuvend për shqyrtim.

3. Projektvendim “Për zgjatjen e afatit të gjendjes së fatkeqësisë natyrore”

4. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9870, datë 4.2.2008, “Për standardizimin”, të ndryshuar

5. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9587, datë 20.7.2006, “Për mbrojtjen e biodiversitetit”, të ndryshuar

6. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64, datë 31.5.2012, “Për peshkimin” të ndryshuar

7. Projektligj “Për aktivitetet e turizmit detar”

8. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e konektivitetit të rrugëve rajonale dhe lokale në Shqipëri”

9. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar ushtarak, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë, dhe të protokollit zbatues në lidhje me asistencën financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë”

10. Projektligji “Për ratifikimin e protokollit 6 shtesë të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në marrëveshjen e tregtisë së lirë të Evropës Qendrore”

11. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes për një hua shtesë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe fondit të Kuvajtit për zhvillimin ekonomik arab për financimin e projektit të rehabilitimit të rrugës së lumit të Vlorës”

12. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet, Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Francës, në lidhje me themelimin dhe ushtrimin e aktivitetit të Agjencisë Franceze të Zhvillimit, të PROPARCO dhe të EXPERTISE FRANCE në Shqipëri”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...