“Më mirë për Tetovën”: Në mes të fushatës parazgjedhore ndërrohen stacionet e autobusave në Tetovë

Tetovë, 5 tetor – Nisma qytetare “Më mirë për Tetovën” e cila merr pjesë në zgjedhjet me kandidatë për këshilltarë përmes një konference për shtyp reagoi ajo që në qytet ndërrohen stacionet e autobusëve për transportin urban në mes të fushatës. Kandidatët për këshilltarë theksuan se kjo procedurë e komunës do të thotë keqpërdorim i parave popullore për fushatë zgjedhore.

"Më mirë për Tetovën" reagon për stacionet e autobusave në Tetovë

Posted by Nistori on Tuesday, October 5, 2021

“Në mes të fushatës zgjedhore për më pak se nëntë muaj ndërrohen stacionet e vjetër të autobusëve në qytetin tonë. pa hyrë në dyshime për çmim të lartë, pothuajse pesë herë më shumë se vlera reale, komuna me qasje amatore për këtë projekt e humbi mundësinë të lë shenjë të një qyteti me shkëlqim urban. Nuk kuptojmë se pse me paratë tona të tatimeve duhet dy herë të ndërtojmë stacione të autobusëve edhe atë në mes të fushatës. Pse ky keqpërdorim i parave të popullit për fushatë zgjedhore. Cili është çmimi që me paguajmë, nëse ka konkurs për zgjidhje ideore, pse komuna bën punë të papërfunduara sipërfaqësore në vend që të ketë qasje serioze. Për këtë kërkojmë llogari dhe transparencë, sot jemi para jush me një ekip të njerëzve me integritet të dëshmuar dhe profesionistë se me këshillin e ri do t’i japim drejtim të ri Tetovës”, deklaroi Ngadhnjim Mehmeti nga nisma “Më mirë për Tetovën”.

Nisma qytetare “Më mirë për Tetovën” për zgjedhjet ka platformë programe nga tre shtylla kryesore – transparencë dhe llogaridhënie, mjedis i pastër jetësor dhe sipërfaqe të gjelbra dhe qytet me planifikim të qëndrueshëm urbanistik.

Related posts

Mbështetje madhështore për Arben Taravarin në Banjicë të Epërme dhe Banjicë të Poshtme

D V

Ziadin Sela: Kumanova do ta vazhdoj ndryshimin

D V

Bejta premton zgjidhje për deponinë “Rusino”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More