Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Me ndryshime ligjore zvogëlohet kufiri i moshës së shfrytëzuesve të asistencës personale

Shkup, 20 maj – Zhurnal – Me ndryshim të nenit 76 nga Ligji për mbrojtje sociale, asistencë personale do t’u mundësohet edhe personave me pengesa më të rinj se 18 vjeç, respektivisht kufiri i moshës ulet te fëmijët gjashtëvjeçarë. Shërbimi është dedikuar për persona me pengesa më të vështira fizike dhe për persona tërësisht të verbër. 

Asistenca personale është vendosur si pilot projekt në vitin 2018 me përkrahje nga BE-ja dhe për shkak të ndikimit pozitiv dhe kënaqësisë së shfrytëzuesve të parë, është vendosur edhe në ligjin për mbrojtje sociale, të miratuar para tre viteve, ndërsa me propozimin e ri për ndryshime të Ligjit, rritet përfshirja e personave-shfrytëzues.  

Komisioni i Kuvendit për punë dhe politikë sociale sot ka organizuar debat publik, ku ministrja Jagoda Shahpaska, si propozues i ndryshimti tha se ky ka qenë premtim nga programi zgjedhor. 

Shërbimi personal është në kohëzgjatje prej 80 orëve për një shfrytëzues në muaj.

Asistentët  personal si ofrues të shërbimeve në llogari të shtetit do të marrin kompensim në para prej 233 denarëve në bruto vlerë për një orë

Postime të ngjashme

Shkupi i hutuar, njëkohësisht është optimist por edhe pesimist për zgjidhje me Bullgarinë

Bekim Laçi

Hapet zyrtarisht ambasada e Maqedonisë së Veriut në Bratislavë

Zekirija Haxhiu

Taksë ekologjike për derivatet dhe zvogëlim të TVSH-së për energjinë elektrik

Zekirija Haxhiu

Peloni: Duam marrëdhënie të mira me vendin fqinj

Zekirija Haxhiu

Stefoska: Kemi dërguar një letër interesi për programin e ri të BE-së për kulturë

Zekirija Haxhiu

Përsëri asnjë viktimë nga Covid në Maqedoni, shënon 29 raste të reja

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...