MË NGJAN SE RASTËSISHT …

nga D V

Poezi nga: Camillo Sbarbaro
Përktheu: Maksim Rakipaj

Përhumbur brenda vetes e botës sime, shpesh
si përgjumësh mes njerëzve shkoj.
Përplaset ndokush tek unë, por s’e vë re
dhe sado gjithçka me kujdes e shikoj
jo gjithmonë shoh atë çka vështroj.
Më prishet gjaku me ndonjë që nga kjo
gjendje më nxjerr. Çdo zë më acaron.
Veç tingullin e sendeve dua.
Më gërric gjithçka e zakonshme
dhe e nevojshme, gjithçka është jetë,
ashtu si kërmillin kur një krande e shqetëson,
si kërmilli brenda vetes mbyllem.

Çka në jetë të tjerëve u mjafton
për mua aspak s’është e mjaftë.
Dhe vërtet
tjetër botë sikur të mos kisha, këtë timen,
në të cilën futem e fshihem,
nëse përtej mjerimit e mërzisë
së gjërave të jetës së përditëshme
nuk do të mbetesha çka jam,
do të doja fare të mos isha!

Por një përshtypje e çuditshme

në çdo hap më përcjell e më ngushëllon:
Më ngjan se ndodhem rastësisht
në këtë botë …

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More