Agjencia Zhurnal.mk

Me një pozë nga përditshmëria, Dua Lipa mahnit me dukjen e saj natyrale

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, po vazhdon të shënojë suksese të shumta në rrafshin ndërkombëtar.

Përkundër faktit se këtë vit ajo u desh të ndërpriste turneun e saj, shkaku i pandemisë COVID-19, Dua po vazhdon të shijojë suksesin e albumit të saj të ri, “Future Nostalgia”.

Dua ndërkohë po tregohet shumë aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, 24-vjeçarja ndau me ndjekësit e saj një imazh bardhë e zi, ku tregonte dukjen e saj tërësisht natyrale, pa makijazh.

View this post on Instagram

by @hannamoon69 👽

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Ajo është komplimentuar nga ndjekësit për dukjen e saj në këtë fotografi, e cila duket të jetë realizuar gjatë këtyre ditëve.

Lipa përndryshe gjatë këtij muaji theu rekordin, duke u bërë artistja e parë shqiptare, albumi i së cilës ngjitet në vendin e parë në listën e albumeve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...