Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Më pak pacientë të infektuar me covid, nëse vazhdon kështu, mund të hapen restorantet

Shkup, 20 maj – Zhurnal.mk – Numri i të infektuarve të rinj po zvogëlohet, një numër i reduktuar është regjistruar në pranimet në spital, por kemi rritur interesin për vaksinat dhe masat që qëndrojnë të vlefshme deri më 1 qershor. Është shumë herët për të hequr maskat, por dasma dhe festime mund të priten në objektet hotelierike vetëm në ambiente të hapura me protokolle, si dhe udhëtime jashtë vendit me njoftimin e lëshimit të kovid-pasaportave për javën e ardhshme.

“Numri i rasteve të reja të diagnostikuara me koronavirus është me të vërtetë i vogël dhe ndihet pas presionit në spitale. Një numër i madh i qendrave kovid janë kthyer në funksionimin normal, e gjithë klinika kirurgjikale, një pjesë e mirë e klinikave të brendshme. Qendra e rehabilitimit në Kozle dhe Spitali i Fëmijëve në Kozle janë kthyer në funksionin normal, dhe ndoshta deri në fund të kësaj jave e gjithë ndërtesa e klinikave interne do të kthehet në normalitet”, tha dje ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe para Arenës A1 QS “Boris Trajkovski”, i cili shtoi se kapaciteti i spitaleve në vend është midis 20 dhe 30 për qind.

Numri i të infektuarve të rinj gjatë 24 orëve të fundit është 87 të infektuar nga 2953 teste të kryera. Kanë vdekur 17 pacientë të moshës 47 deri 82, ndërsa janë shëruar 197 persona. Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar të koronavirusit që trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin që nga dje është 422 dhe ka rreth 470 shtretër të zbrazët spitalorë në qendrat kovid.

Raporti javor i Institutit të Shëndetit Publik në periudhën nga 10 deri më 16 maj të vitit 2021, tregon një numër të shtuar testesh prej 6.3 përqindëve dhe gjithsej 16773 materiale në laboratorë janë regjistruar 674 raste të reja pozitive në vend me një rënie prej 48.3 përqindëve krahasuar me javën e kaluar.

Ministri Filipçe shpreson që numrat do të vazhdojnë të ulen dhe se atëherë do të jetë e mundur të mendohet dhe të flitet për lehtësimin e masave, të cilat sipas një përfundimi të Komisionit për Sëmundjet Infektive masat aktive qëndrojnë në fuqi deri më 1 qershor.

Maskat duhet të vazhdojnë të mbahen edhe më tej dhe është ende herët të hiqen si masë. Objektet hotelierike duhet të vazhdojnë të punojnë vetëm jashtë, dhe pas një kohe të gjatë duhet të lejohen dasmat me protokolle lidhur me mbushjen e kapaciteteve në kushte të jashtme, por jo edhe brenda. Eventualisht mund të dilet në ndihmë për rritjen e numrit të vizitorëve në një tavolinë, deklaroi sot ministry, i cili shtoi se nëse edhe më tej vazhdon të ulen numrat e personave të infektuar me koronavirus, Filipçe mendon se kjo është e arsyeshme dhe ka logjikë ta implementohet nga fillimi i qershorit, por, siç tha, nuk mund të pohojë se do të jetë ashtu sepse për këtë duhet të vendos Komisioni për sëmundje infektive.

Sipas Filipçes, të gjitha protokollet tjera lidhur me organizimin e ngjarjeve janë shumë të përshtatshme dhe duhet të vazhdojnë edhe më tej të zbatohet.

Ai gjithashtu njoftoi se nga java e ardhshme në vend do të lëshohen një numër certifikatash me të cilat mund të udhëtohet në vendet evropiane.

“Ne javën tjetër do ta nxjerrim edhe të ashtuquajturin grin pas. Ai do të jetë ai kodi elektronik kju-ar që do të ketë të dhëna për vaksinën, testin PCR dhe eventualisht për antitrupat, për cilin do nga tre parametrat, në mënyrë që të mundet udhëtari ta ketë me vetë nëse udhëton në ndonjë vend evropian”, deklaroi Filipçe dhe theksoi se në pritje të sezonit turistik veror, ambasadorët e 27 vendeve të BE-së e miratuan rekomandimin e propozuar nga Komisioni Evropian, ndërsa i cili nuk është i detyrueshëm për vendet anëtare.

Vaksinimi në vend po zhvillohet normalisht në të gjitha pikat në të gjithë vendin dhe interesi për vaksinimin po rritet çdo ditë. Numri i njerëzve që kanë shprehur dëshirën për vaksinim përmes ueb-platformës vakcinacija.mk është 376.793 qytetarë.

Ministri vlerësoi se në përputhje me dërgesat dhe sasitë e njoftuara, po bëhen oraret për imunizim, gjë që po zhvillohet mirë.

“Deri më tani janë vaksinuar 200 000 qytetarë, prej të cilëve 30.000 janë rivaksinuar dhe janë aplikuar përafërsisht 220.000 doza. Tani po vaksinohen të gjithë qytetarët të cilët janë paraqitur në system dhe faqen vakcinacija, mk mbi 40 vjeç dhe plotësisht mbi 65 vjeç nga të paraqiturit pas 1 majit. Vaksinat po distribuohen në pajtim me numrin e qytetarëve të paraqitur. Po rrjedh edhe vaksinimi I pacientëve në dializë dhe me transplantime, ndërkaq më tutje dhe në pajtim me vendimet e Komitetit për imunizim dhe grupit nacional do të bëhen oraret edhe për javën e ardhshme”, sqaroi Filipçe.

Sipas Filipçes, për këtë dhe për javën e ardhshme ka numër të mjaftueshëm të vaksinave në mënyrë që të ruhet tempoja e vaksinimit.

Paralajmëroi ardhjen e 500 mijë vaksinave nga “Sinovak” në qershor dhe 100.000 vaksina të “Fajzer” përmes sistemit Kovaks, ndërsa ende nuk e kemi dinamikën për arritje të vaksinave nga ky prodhues përmes marrëveshjes së drejtpërdrejtë. Ka disa paralajmërime për arritje sërish përmes përfaqësuesve nga Ambasada ruse për vaksinën ruse deri në fund të majit, nuk na janë konfirmuar, dhe kjo dinamikë e arritjes së 10.000 vaksina Fajzer, përmes marrëveshjes sonë të drejtpërdrejtë dhe sistemit Solidaritet nga BE-ja çdo të hënë deri në fund të majit”, tha FIiipçe.

Gjithsej 219.977 doza të vaksinave janë aplikuar në vend dhe 33.831 qytetarë janë rivaksinuar. Sipas shifrave të fundit, 43 për qind e popullsisë mbi moshën 70 vjeçare kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe 33 për qind e popullsisë mbi moshën 65 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës.

Ministria e Shëndetësisë thotë se vaksinimi zhvillohet normalisht në të gjitha pikat në të gjithë vendin, gjegjësisht në QS A1 “Boris Trajkovski” në Shkup, në sallat sportive në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë dhe Ohër.

Që nga fillimi i epidemisë në vend, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid ka arritur 154 891 nga 763 451 teste. Numri i të shëruarve është 146 499 pacientë, i të vdekurve 5249, ndërsa raste aktive janë 3143.

Postime të ngjashme

Pesë persona të dyshuar për zjarret në Maqedoni

D V

Ambasadorja amerikane Bërnz e vizitoi Entin hidrobiologjik në Ohër

D V

Harta e zjarreve aktive dhe të lokalizuara në mbarë vendin

D V

Nuk ka rrezik nga lindani, zjarri në “OHIS” është lokalizuar

D V

Lokalizohet zjarri pyjor në Leshan në Komunën e Debërcës

D V

Tetë zjarre të reja në Kumanovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...