Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Më pak se 1 për qind e të testuarve të infektuar, drejt mbylljes COVID 2! Ja sa doza Pfizer mbërriten dje

Më pak se 1 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Të hënën është regjistruar dita me numrin më të ulët të të infektuarve, në harkun e rreth një viti. Konkretisht, nga 2639 testime të kryera, janë konfirmuar të infektuar vetëm 17 persona. “Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Shkodër, nga 2 raste në Tiranë, Fier, Lezhë, Vlorë, Delvinë, nga 1 rast në Kurbin, Mirditë, Finiq. Në 24 orët e fundit janë shëruar 1,107 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 125,419 që nga fillimi i epidemisë”, ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë.

SITUATA

Ndërkohë vijon të pësojë ulje numri i të infektuarve aktivë. Në të gjithë vendin janë vetëm 4,178 me status aktivë. E qëndrueshme vijon të jetë edhe situata në spitalet COVID, ku prej ditësh nuk ka asnjë pacient në intubim. Ajo çka vërehet në harkun e 24 orëve të kaluara është fakti që ka pasur rritje të rasteve fatale, ndërsa ka humbur betejën me sëmundjen edhe një 40-vjeçar. “Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 80 pacientë, nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, betejën me COVID-19 nuk e kanë fituar 3 qytetarë: 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Malësia e Madhe, 1 qytetar nga Vlora të moshave 40-79 vjeç”. Përmirësimi i këtyre treguesve pritet të sjellë edhe lehtësim të masave anti-Covid përgjatë kësaj jave.

SANATORIUMI

Në tri ditët e fundit spitali COVID 2 (Sanatoriumi) ka pritur vetëm një urgjencë nga rrethet, ndërsa numri i të shtruarve është reduktuar në 25. Burime për “News 24” nga ky spital pohojnë se Sanatoriumi po shkon drejt mbylljes si spital COVID. Mësohet po ashtu se pacientët me Covid-19 janë grupuar në dy pavijone të katit të tretë, ndërsa pavijonet e tjera të boshatisura po dezinfektohen. Po sipas “News 24”, prej disa ditësh reanimacioni i Covid 2 po punon me gjysmë kapaciteti, ku nga 10 shtretër, 5 janë me pacient në gjendje tepër të rëndë, njëri prej tyre i intubuar. Por ulja e shtrimeve në Sanatorium nuk po ndikon aspak në uljen e vdekshmërisë. Mjekë të spitalit pohojnë se vdekshmëria e lartë është pasojë e keqmjekimit fillestar të pacientëve në banesë, si dhe e kohës së qëndrimit të gjatë në shtëpi dhe më pas në spitalet bashkiake dhe rajonale derisa rastet referohen në spitalet terciare 3 javë pas infektimit kur komplikacionet në mushkri ndodhen në fazën terminale. Nga ana tjetër, spitali i parë Covid (infektivi) numëron rreth 20 të shtruar, nga 120 shtretër kapaciteti dhe mesatarisht 3 urgjenca ditore nga rrethet e Jugut dhe kryeqyteti.

Mbërrijnë edhe 12 870 doza të vaksinës “Pfizer”

Fondit të vaksinave i janë shtuar edhe 12 870 doza të tjera, të siguruara përmes marrëveshjes me kompaninë amerikane “Pfizer”, si edhe një pjesë nga Bashkimi Europian. Dërgesa ka mbërritur në mbrëmje përmes aeroportit “Nënë Tereza” ndërsa më herët ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu, tha se këto vaksina do të përdoren për kategoritë e planifikuara, si edhe për dozën e dytë në radhët e atyre që kanë injektuar një dozë deri më tani. “Sot presim sërish doza të vaksinave ‘Pfizer’, nëpërmjet kontratës sonë me ‘Pfizer’, gjithashtu edhe kontratës pjesë e mbështetjes së Bashkimit Europian do të mbërrijnë sot në vend 12,870 doza të vaksinës ‘Pfizer’. Ato do të shpërndahen menjëherë në të gjithë territorin, për të vijuar qoftë me vaksinimin e kategorive të planifikuara, qoftë me rivaksinimin, me dozat e dyta me këtë vaksinë”, tha Manastirliu nga një qendër shëndetësore në Kavajë.

Nga kjo dërgesë e radhës, 8,190 janë nga kontrata me “Pfizer”-in dhe 4.680 doza nga mbështetja e Bashkimit Europian. Ndërkohë, sipas Ministrisë, deri më sot kanë mbërritur mbi 760 mijë doza vaksinash anti-Covid, ndërsa është vaksinuar rreth 25 për qind e popullatës. Të hënën procesi i vaksinimit është pezulluar për disa orë në sheshin “Skënderbej”, në dy çadrat e ngritura për këtë qëllim. Kjo ka sjellë edhe radhë të gjata të të moshuarve, në pritje për t’u vaksinuar. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer mbi 669 mijë doza, prej tyre 216,019 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-COVID. “Ka vijuar vaksinimi masiv me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 669,650 doza të vaksinës Europa, drejt “çlirimit” nga kufizimet Rënia e rasteve të reja pozitive me COVID-19 ka sjellë edhe lehtësimin e masave në Europë. Në fundjavë Italia hoqi karantinën e detyruar për vizitorët nga Bashkimi Europian. Edhe në Gjermani po planifikohet lehtësimi i masave gjatë ditëve në vazhdim, ndërsa infektimet vijojnë të ulen. Hapi i parë ishte rihapja e bareve dhe restoranteve. Ndërkohë, një ditë më parë në Greqi u rihapën kopshtet dhe çerdhet. Vendimi erdhi pak ditë pasi vendi rihapi dyert për turistët e huaj. Por kufijtë vijojnë të jenë të mbyllur për Shqipërinë dhe Kosovën, për të cilat nuk ka ende një vendim për lejimin udhëtarëve. ndaj COVID-19. Prej tyre, 216,019 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-COVID. Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin”, ka bërë me dije Ministria.

Postime të ngjashme

Përhapja e zjarreve/ Rama nxjerr videon: Zmbrapset furia e flakëve drejt Llogarasë

D V

Shqipëria kërkoi ndihmë, Holanda dërgon dy helikopterë dhe 47 ushtarë

D V

Kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nëse është e nevojshme do të përdorim forcën për evakuimin e banorëve

D V

Shqipëri, ​99 raste të reja me COVID-19

D V

Vlorë, banesa përfshihet nga flakët

D V

Zjarret, BE dërgon 2 helikopterë drejt Shqipërisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...