Agjencia Zhurnal.mk.

Më parë ishim fabrika lindjesh të fëmijëve, tani jemi bërë ndrydhje lindjesh të fëmijëve

NGA: SULEJMAN MEHAZI

E mjaft më jemi duke ju duruar, jo vetëm që na e keni humbur lirinë, por edhe buzëqeshjet, gëzimet e lumturitë individuale, bashkëshortore, familjare e kolektive; aq na keni pikëlluar sa që s’na kënaq e rrihet askund, me ato politikat udhëheqëse shtetërore keni gërditur popullatën e jeni bërë shumë të neveritshëm. Për besë, këtë që ju ia bëni popullit tuaj, këto idiotësira as Tito, Jugosllavia e serbet, e as Shqipëria e Enverit më parë s’na e kanë bërë. Në kohën e Titos burrat e gratë shqiptare ishin Fabrika Lindjesh Fëmijësh, bashkëshortët më pak bënin nga tre-katër fëmijë dhe plus, merrnin shtesa fëmijërore deri në kryerje të shkollës së mesme, e ju çfarë keni bërë? Ja çfarë?, aq na keni frikësuar me jetën sa që na keni humbur ndjenjat humane, respektuese e dashurore jo vetëm ndër-njerëzore, por edhe farefisnore, familjare e bashkëshortore.

More ju pisa politikanë, aq thellë keni hyrë sa që popullatës suaj shqiptare nga frika ekzistuese e varfërisë ua keni humbur dëshirat nepsore, epshore për marrëdhënie seksual. Më parë nëpër mediat, gazetat e TV-të serbe-jugosllave gratë tona nga inati pse ishin më seksibile i trajtonin si “mašina za rađanje djeca” (Makina për lindje fëmijësh), aq ishin të fuqishme e të lumtura së bashku me burrat e tyre sa që nga xhelozia seksuale çfarë s’u thoshin nënave e grave tona, kurse ju të poshtër politikanë shqiptarë si në Shqipëri, po ashtu dhe në Kosovë e Maqedoni nga frika e varfërisë familjare, bashkëshortët i keni bërë impotentë, frikacakë, fabrika ndrydhjesh marrëdhëniesh seksuale ; sa që s’duan të lindin fare fëmijë. Ju politikanë shqiptarë, aq jeni të poshtër sa që popullit tuaj ia keni futur psikologjinë e dobësimit të marrëdhënieve seksuale për shkak kushteve të vështira sociale mos t’ju shkojë mendja më shumë se lindjen e një djali e një vajze.

Më parë familjet shqiptare shtoheshin si tufa dhensh e ishin të butë, tani për t’i numëruar s’nevojitet as një gisht i keni zbrazur, i keni bërë si ujqër të egërsuar anekënd botës.

Për të argumentuar thëniet e lartpërmendura marrim si shembull nxënësit e nëntëvjeçareve në Maqedoninë Veriore, çdo vit më pak e sa më pak nxënës. Më 2008, 135000 nxënës kanë kryer nëntëvjeçaren, kurse më 2018 afër 90,000, 45000 më pak, që e ka kuptimin e humbjes së një qyteti me 45000 banorë.

Ju udhëheqës politikë shqiptarë largohuni sa më shpejtë se jeni armiqtë më të mëdhenj të kombit tonë, më të këqij sesa serbët, atë që donte Millosheviqi, jeni duke e bërë ju, çdo ditë po e shtrydhni e ndrydhni popullin tuaj shqiptar. Ikni e kurrë mos u kthefshi ju hiena të kësaj popullate të përvuajtur e të ngratë!

Related posts

Diplomacia, në mes të misionit dhe profesionit…

Xh M

Dëmi që i bëri Shqipërisë bëri regjimi regresiv Berisha-Meksi

Xh M

Turizmi 2023, propaganda false, shifrat e Europës!

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy