Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Me pesë valixhe plot para u nis për Dubai, diçka e papritur i ndodhi në aeroport

Një grua e cila kishte tentuar të udhëtojë me aeroplan nga aeroporti i Londrës, “Heathrow” me pesë valixhe plot me para që kapnin vlerën e 2.8 milionë eurove, akuzohet për larje parash, shkruan Reuters.

Tara Hanlon, 30-vjeçe nga Leeds në veri të Anglisë, kishte tentuar të futet në aeroplanin që udhëtonte për në Dubai, por ajo u ndal nga policia në momentin e fundit.

Zyrtarët policorë kishin kontrolluar valixhet e saj, brenda të cilave gjetën një shumë të majme të parave, më e madhja që ndonjëherë është konfiskuara nga dogana e Britanisë së Madhe gjatë këtij viti.

Ajo është paraqitur të hënën në bankën e të akuzuarve, kurse në paraburgim do të mbetet deri më 5 nëntor. Me të është arrestuar edhe një 28-vjeçare, e cila megjithatë u lirua pas intervistimit.

Postime të ngjashme

Italia në alarm nga mutacioni i ri: Fëmijët e kopshteve dhe shkollave po injektojnë në masë familjet e tyre

T E

Falsifikoi rrëmbimin e tij për të shmangur shkuarjen në punë

T E

Sllovakia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

T E

Siria dënon sulmet amerikane kundër milicive pro-iraniane

T E

Në dyshim plani i Netanyahut për t’u dhuruar vaksina shteteve mike

T E

Ish-mbreti spanjoll paguan 4.4 milionë euro, pas skandaleve

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...