Agjencia Zhurnal.mk.

Me produkte nga kuzhina; Aktorja Salma Hayek tregon sekretin për flokët e saj

Është e vërtetë që të gjithë personazhet e njohur sidomos ato televiziv, kujdesen për çdo detaj në pamjen e tyre dhe sidomos për flokët që janë një pjesë e rëndësishme e pamjes, ashtu siç thuhet janë gjysma e bukurisë!

Të gjithë kemi menduar që ato investojnë në shifra të mëdha por aktorja e njohur Salma Hayek ka treguar të kundërtën. Sekreti për flokët e saj të dendur dhe të shkëlqyeshëm është ky:

Për flokët e thatë aktorja ka rekomanduar avokadon, ndërsa majonezën si maskë. Kjo e fundit, edhe pse mund të duket e çuditshme është një përbërës kryesor për maskat e flokëve pasi mund të ndihmojë në rikthimin e niveleve të pH të flokëve.

Ndërsa për flokë me shumë shkëlqim, Hayek ka sugjeruar shpëlarjen e flokëve me uthull molle.

Falë vetive anti-inflamatore dhe antimikrobike të uthullës së mollës, madje mund të parandalojë probleme të tilla si zbokthi.

Sipas aktores sa më aromatik të jetë ushqimi, aq më shumë ka të ngjarë të jetë i mirë për flokët tuaj.

Po ashtu ajo ka rekomanduar dhe të verdhën e vezës.

“Një gjë që mund të bëni për të larguar pak erën e keqe është të shtoni disa pika limon”, thotë aktorja.

Related posts

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

D V

Bebe Rexha publikon të tjera fotografi nga paraqitja spektakolare në festivalin “Coachella 2024”

D V

Një fotografi e Kim Kardashianit nga pushimet ka shkaktuar të qeshura në internet, për shkak të detajit të pakuptimtë të saj

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy