Agjencia Zhurnal.mk

Me prova nga Hollanda, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të 6 anëtarëve të organizatave kriminale

SPAK ka kërkuar sot sekuestrimin e 17 pasurive të 6 shtetasve, për të cilat i ka dërguar një kërkesë të posaçme GJKKO. Personat, për të cilët kërkohet sekuestrimi i pasurive mpas hetimeve nga prokuroria e Holandës, janë:

Ilirjan Memia, Valentin Selaj, Florenc Guri, Erion Koleci, Ded Pjetri dhe Jorgo Wajtaszczyk

Sipas SPAK, në bazë të ligjit antimafia,  “autoritetet gjyqësore hollandeze, konkretisht Prokuroria e Amsterdamit, Hollandë, kanë përcjellë një kërkesë për ndihmë juridike, në të cilën kanë informuar se në Hollandë janë duke u hetuar shtetasit shqiptarë Ilirjan Memia, Valentin Selaj, Florenc Guri, Erion Koleci, Ded Pjetri dhe Jorgo Wajtaszczyk për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëve”, “Pjesmarrje në organizatë kriminale” dhe “Pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga legjislacioni Hollandez dhe njëkohësisht nga nenet 283/a, 333/a dhe 287 të Kodit tonë Penal.

Një pjesë të pasurive të fituara si rrjedhojë e aktivitetit kriminal dyshohet se këta shtetas i kanë transferuar në Shqipëri duke kryer investime të ndryshme.

Sipas letërporosisë nga hetimet e kryera në Hollandë ka rezultuar se shtetasit Ilirjan Memia, Valentin Selaj, Florenc Guri, Erion Koleci, Ded Pjetri dhe Jorgo Wajtaszczyk prej disa viteve kanë aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike të llojit kokainë duke e trafikuar atë nga vendet e Amerikës Latine për në portin e Amsterdamit dhe me pas në vendet e tjera të Evropës si Angli, Itali etj.

Gjatë këtyre hetimeve, këtyre shtetasve u janë sekuestruar sasia prej 97 kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe 16 kg heroinë.

Objekti i kësaj letërporosie ka qënë kryerja e verifikimeve pasurore për këta shtetas dhe familjarët e tyre në Shqipëri si dhe kryerja e verifikimeve dhe mbledhja e të dhënave që mund të çojë drejt zbulimit të pasurive të këtyre shtetasve në shtete të tjera.

Mbi këtë bazë është regjistruar procedimin pasuror nr. 4 datë 10/07/2019 në ngarkim të shtetasit Valentin Selaj.”

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...