Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Temë TOP LAJM

Me qeveri teknike në Sofje, Shkupi nuk mund të shpresoj fillim të negociatave në qershor

Shkup, 30 prill – Zhurnal – Autoritetet në vend ndonëse kultivojnë një optimizëm se Maqedonia e Veriut në qershor mund të marrë një datë për negociata me Bashkimin Evropian (BE) duket se ky optimizëm ngelet vetëm deklarativ nga shkaku se qëndrimet e palës bullgare mbeten të pandryshuara nga koha kur i vendosën një veto Shkupit, por edhe situata aktuale politike në Sofje nuk premton shumë, nga shkaku se fqiu me shumë gjasë do të qeveriset nga një qeveri teknike deri në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme, dhe si e tillë nuk mund të merr vendime.

Të enjten, zyrtarët më të lartë të vendit folën në evente të ndara mbi ecurinë e zhvillimeve, dhe asnjëri nuk kishte bindje se Sofja zyrtare do ti mundësoj fqiut të saj të nisë nisë negociatat aderuese me BE-në.

Presidenti Stevo Pendarovski, në intervistë për MIA-n bëri thirrje që Bullgaria të emëroj një individ ose entitet, me të cilin Maqedonia e Veriut do të mund t’i vazhdojë negociatat dhe të arrijë kompromis, me të cilin do t’i hap dyert evropiane.

Në këtë pikë, nuk mund të bëjmë shumë tha përfaqësuesi special i qeverisë, Vlado Buckovski, sipas të cilit vendi është i gatshëm, por nga ana tjetër nuk kemi një bashkëbisedues me legjitimitet të plotë për të përfunduar negociatat me Bullgarinë.

I ftuar në ditarin qendror të Tv Sitel, Buçkovski tha se zhvillimet në Bullgari tregojnë vendi po hyn në një krizë serioze politike dhe se në tre muajt e ardhshëm do të ketë një qeveri teknike që do të propozohet nga presidenti Radev.

Zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane,  Nikolla Dimitrov, nga ana e tij theksoi nevojën për vazhdimin e bisedimeve për të gjetur një zgjidhje.

 Ai tha se Maqedonia e Veriut ka shumë për të humbur nëse sërish nuk nisë negociatat, por shtoi se edhe BE-ja gjithashtu do të humbasë shumë, nga shkaku se pastaj do të jetë shumë e vështirë që fjalët e sajë të merren seriozisht jo vetëm në vendin tonë, por në të gjithë rajonin.

“Të jemi realistë, nuk ka garanca. Nuk dua të ngjalli shpresën lart. Detyra ime është që rris kontributin dhe të jem sa më i sinqertë, si brenda ashtu edhe jashtë vendit”, tha Dimitrov të enjten.

Ministrja e Mbrotjes, Radmilla Sekerinska, në një prononcim për mediat të enjten, deklaroi se nuk pret që pa një partner në anën tjetër, dhe me një qeveri teknike në Sofje, të bëhet kthesë në vendimin e Bullgarisë për anëtarësimin tonë në BE.

Të vetmen që vendi mund të bëjë sipa saj, është që deri në qershor të rikujtoj të gjithë aktorët relevantë se vendi ka përmbushur detyrimet, që në një farë mënyrë është një përpjekje dëshpëruese që nuk do të sjellë ndonjë rezultat.

Ndërkohë në Bullgari, presidenti Rumen Radev pritet t’i japë parlamentit një shans të fundit të formoj qeveri, duke i dhënë mandatin forcës të tretë politike, Partisë Socialiste Bullgare, pas dështimit të Borisovit të formoj qeveri, si dhe partisë që doli e dyta në zgjedhje, partia e Sllavej Dimitrovit.

Sipas televizionit bullgar BTV, nëse BSP dështon të formojë qeveri, Radev do të caktojë një qeveri teknike që do të përgatis vendin për zgjedhje të jashtëyakonshme parlamentare.

Postime të ngjashme

Analisti Petar Arsovski pret rritje të euroskepticizmit

N E

Fatmir Limani shkarkohet nga posti i tij në Ndërmarrja Publike ELEM

N E

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton ligjin për ndërtimet pa leje

N E

Analizë / Lindja e Mesme nga një faktor botëror i naftës po shndërrohet edhe në aktorin kryesor të gazit !

R Zh

Dështimi i nisjes së negociatave, ASH-AAA fut në lojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare

R Zh

Demanton ministri Hoxha: Edhe një shpifje e rradhës nga p(a)rtalet e “opozitës së rrejshme”

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...