Me ribalancin e Buxhetit do të paguhen të gjitha subvencionet për blegtori

Shkup, 5 korrik – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha përsëriti sot edhe një herë se me ribalancin e Buxhetit do të paguhen të gjitha subvencionet për blegtori.

 

Lidhur me protestën e paralajmëruar të blegtorëve të premten, Hoxha theksoi se bëhet fjalë për një grup njerëzish të abuzuar politikisht.

“Kur përgjithësohen “qumështoret e Manastirit”, duhet thënë se ky është një grup i caktuar që abuzohet vazhdimisht politikisht. Unë jam takuar me këta njerëz dhe nuk kam ndërmend t’u përgjigjem thirrjeve të tilla. Në pjesën e blegtorisë, kam pasur takime me Unionin e blegtorëve dhe jam në komunikim të vazhdueshëm me ta dhe javën e ardhshme do të ketë debat publik mbi Ligjin për kullotat. Me ribalancin e Buxhetin suplementar do të paguhen të gjitha subvencionet për blegtorinë”, tha Hoxha.

Blegtorë nga shoqata “Fusha e Pellagonisë” dolën në një protestë paralajmëruese dy ditë më parë sepse nuk janë përmbushur premtimet qeveritare për pagesën e subvencioneve deri në fund të qershorit. Ata njoftuan bllokimin e rrugëve kryesore në të gjithë vendin nëse nuk marrin garanci se subvencionet do të paguhen për 25 muaj deri të premten.

Ministri Hoxha një ditë më parë, në Ditën e kooperativave, tha nga Prespa se subvencionet për blegtorët do të paguhen me ribalancin e Buxhetit.

Related posts

Lajm i mirë për shoferët, ulen çmimet e derivateve

Z H

Forumi ekonomik/ Një ekonomi – zero dogana, 100 për qind tregti të lirë dhe zero pengesa për lëvizjen e qytetarëve

Z H

Ulja e TVSH-së për energjinë elektrike në seancë plenare

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More