Me rikthim sensacional, Teuta kualifikohet në raundin e tretë të Ligës së Konferencës

Teuta e Durrësit ka bërë një rikthim sensacional (3-0) përballë Inter Club d’Escaldes, në ndeshjen kthyese të raundit të dytë të Ligës së Konferencës.

 

Në ndeshjen e parë të zhvilluar si vendas, Teuta pësoi humbje prej 0-2 nga skuadra e Andorrës.

Kjo e bënte të qartë se në sfidën kthyese në Estadi Comunal D’Andorra La Vella, skuadra shqiptare duhej të sulmonte nga minuta e parë.

Dhe pikërisht këtë e bëri. Rezultati u zhbllokua në minutën e 25-të me golin e Sebino Plakut dhe me këtë rezultat ekipet shkuan në pushim.

https://www.facebook.com/OfficialTeutaKF/posts/10159517131929462

Edhe në fraksionin e dytë të lojës ishte Plaku që shënoi golin e dytë (80’) duke e dërguar sfidën në vazhdime.

Gjatë vazhdimeve, skuadra shqiptare ia doli ta shënonte edhe golin e tretë dhe të fitores me anë të Sherif Kallaku (105’+1), i cili ishte i saktë nga pika e bardhë.

Në raundin e tretë, Teuta do ta ketë kundërshtar ekipin irlandez, Shamrock Rovers.

Related posts

Ish-basketbollistja Stublla: Ëndrrën që nuk e kam realizuar unë, mund ta jetësoni ju

D V

Zyrtare: Simeone te Atletico Madridi deri në vitin 2024

D V

Probleme të shumta, para, gjatë dhe pas ndeshjes finale Itali – Angli, UEFA hap hetim

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com