Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Me rroga të majme por nuk e hapin gojën, njihuni me ‘deputetin tuaj’

Shkup, 5 shkurt – Të dhënat e Institutit për Demokraci “Societas Civilis” tregojnë se 15 deputetë ishin “të padukshëm” gjatë periudhës gusht-dhjetor, të vitit të kaluar, ndërsa 37 të tjerë për pesë muaj folën më pak se gjysmë ore.

Të dhëna të ngjashme tashmë ka publikuar edhe Kuvendi, në kuadër të këndit “Deputeti im”. Madje raporti zyrtar tregon se deputetë të caktuar edhe përskaj pagave të rregullta që marrin, nuk janë të rregulltë në ligjvënës. Afrim Gashi ka shkuar vetëm 6 herë në Kuvend, Muhamet Kadriov 11 herë dhe Igor Durllovski vetëm 15 herë për 5 muaj.

“Kemi monitoruar rreth 1600 debate, diskutime. Disa nga deputetët të cilët nuk e kanë marrë fare fjalën janë: Lidija Dasevska, Menduh Thaçi, Sonja Mihajllovska, Ziadin Sela, Latife Shifovska, Ali Ahmeti, Rina Ajdari, Marija Angellova. Disa nga deputetët të cilët e kanë marrë shumë pak fjalën, janë disa nga deputetët më të rinj e të cilët kemi shpresuar se do të jenë më aktiv. Në mesin e këtyre janë: Darko Kaevski, Monika Zajkova por edhe Artina Kerimi, si një nga deputetet më të reja në Parlament dhe në historinë parlamentare”, deklaroi Vlora Reçica nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis”.

Ajo shtoi se edhe më zhgënjyese është rënia e nivelit të diskutimit, i cili nuk mund të quhet debat parlamentar.

Ndryshe, përskaj deputetëve “të padukshëm”, ka pasur edhe përfaqësues të atillë të popullit që kanë folur mbi 200 minuta, apo që kanë qenë më aktive, në mesin e të cilëve Elmi Aziri, Arbër Ademi, Zhaklina Llazarevska, Dafina Stojanoska.

Kurse deputetët të cilët nuk kanë folur aspak janë: Lidija Tasevska, Menduh Thaçi, Sonja Mihailovska, Ziadin Sela, Ljatife Shikovska, Fanica Nikollovska, Ali Ahmeti, Rina Ajdari, Afrim Gashi, Enes Ibrahimi, Miroslav Bogdanovski, Abdullah Saliu, Fadil Zendeli, Bejjan Ilyas, Bilal Kasami, Belkisa Zeqiri, Marija Angelova, Muhamet Kadyrov, Miroslav Jovanoviç, Bobi Mojsoski, Ilija Nikollovski.

Postime të ngjashme

Shahpaska në Berovë në dhënien e lejes në shtëpinë për mbrojtje sociale të personave të moshuar “Dr. Ivan Vllashki”

D V

Nga sot hyrja në Gjermani vetëm me test negativ

D V

Rritet numri i rasteve të reja me Kovid-19, trendi i paraqitjes së llojeve të reja me siguri do të vazhdojë

D V

Në vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga shteti pritet 40 minuta

D V

ASH caktoi kandidatin e saj për kryetar të Dibrës

D V

Mot shumë i nxehtë me temperatura mbi 40 gradë Celsius

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...