Më së shumti energji elektrike prodhohet nga termocentralet

nga Xh M

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajin nëntor më së shumti energji elektrike është prodhuar në termocentrale, një pjesë më e madhe në hidrocentrale, ndërsa më pak se dhjetë përqind nga burimet rinovuese.

“Në nëntor 2024, konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është 657 489 МWh energji elektrike, 39 840 mil. nm3 gaz natyror, 406 318 ton qymyr dhe 97 594 ton produkte nafte”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Te termocentralet është prodhuar 47.5 përqind e energjisë elektrike, te termocentralet e kombinuara 29.3 përqind, te hidrocentralet 16.1 përqind, turbinat e erës 3.6 përqind, panelet solare 2.7 %, ndërsa te centralet biogaz vetëm 0.8 përqind.

“Prodhimi i brendshëm bruto i energjisë elektrike merr pjesë me 82.3 % në konsumin e brendshëm bruto të energjisë elektrike”, sqaroi Enti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More