Më së shumti shi në Gjevgjeli dhe në Dojran, mot me reshje shiu edhe gjatë javës që vjen

Shkup, 10 tetor – Më së shumti shi në 24 orët e fundit ka rënë në Gjevgjeli dhe Dojran-25 litra në metër katror, ndërsa më pak  në Ohër  4 litra në metër katror.

 

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike paralajmëron se reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa  ftohje më e madhe  pritet prej të enjten ku në pjesët malore të veriperëndimit do të ketë edhe reshje të dëborës.

Nesër reshjet do të vazhdojnë, rreth mesditës do të jenë më intensive në perëndim, ndërsa në orët e mbrëmjes në lindje. Në pjesët jugore, ku priten edhe periudha të diellit, do të ketë kushte për  jostabilitet me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Të martën pasdite  dhe të mërkurën paradite reshjet do të ndalen dhe do të ketë më shumë  periudha të diellit.

Reshje më të rrëmbyeshme të shiut priten të enjten, ku për shkak të ftohjes, në pjesët malore në veriperëndim të vendit do të ketë reshje të dëborës. Prej të martën përkohësisht do të fryejë erë e përforcuar veriore. 

Related posts

Lëvizja Besa zgjedhë strukturat e saj në Novosellë të Bogovinës, lëvizja po ritet

D V

Banka Qendrore do t’i ndërmarrë të gjitha masat që të mbahet stabiliteti i çmimeve

Z H

Përmirësohet gjendja me COVID-19 në Gostivar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More