Më së shumti shi në Prilep dhe Berovë, temperaturat e mëngjesit prej 6 deri në 12 gradë

nga D. V.

Shkup, 15 prill – Temperatura më e ulët prej 6 gradë mëngjesin e sotëm është matur në Kodrën e Diellit, ndërsa më e larta prej 12 gradë në Demir Kapi dhe Gjevgjeli.

Sipas raportit të DPHM-së, në ora 08:30 janë matur 8 gradë në Berovë, Krushevë dhe Hanet e Mavrovës, 9 në Kriva Pallankë, 10 gradë në Tetovë, Ohër, Pretor, Manastir, Prilep, Kumanovë, Vinicë, Strumicë dhe Kavadar, 11 në Shkup, Veles dhe Shtip.

Në 24 orët e fundit, më së shumti shi ka rënë në Prilep dhe Berovë (5 litra për metër katror), 3 në Kriva Pallankë, Kumanovë, Ohër dhe Krushevë, 2 në Pretor, Shtip, Vinicë, Veles, Kavadar, Hanet e Mavrovës, Topolçan dhe Pozhar-Radovish, 1 litër për metër katror në ​​Shkup, Manastir, Demir Kapi, Strumicë, Tetovë, Pozharan dhe në Kodrën e Diellit.

Sipas parashikimit të DPHM-së, sot paradite moti do të jetë me vranësira me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, ndërsa pasdite vranësirat do të zvogëlohen.

“Do të fryjë erë mesatare në disa vende përgjatë Vardarit nga drejtimi juglindor. Temperaturat ditore do të lëvizin nga 12 deri në 17 gradë Celsius”, kumtoi DPHM-ja.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, paradite me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryejë erë mesatare, në pjesë të luginës, herë pas here e fuqishme nga drejtimi juglindor. Temperatura e ditës do të arrijë deri në 17 gradë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More